Tomori ka mbyllur përgatitjet në një javë të mbushur me polemika pas fitores ndaj Bylisit në Berat. Këtë javë Tomori do të mbyll ndeshjen e fundit të kësaj faze të tretë në Fier përballë Apolonisë një rival i drejtpërdrejtë në garën për vendin e tretë. Të dyja skuadrat kanë fituar nga një ndeshje në përballjet direkte mes tyre në këtë sezon.
Por skuadra beratase pritet sërish të ketë lëvizje në formacion dhe këto jo vetëm për zgjedhje të dyshes së Tomorit, Arbri – Agalliu por edhe për shkak mungesash dhe rikthimesh. Në mesin e fushës pritet një rikthim i rëndësishëm ai i Kolecit, i cili pikërisht ndaj Apolonisë u ndëshkua me kartonin e kuq dhe më pas u pezullua për pesë ndeshje pas përplasjes në tunel me përfundimin e pjesës së parë me Llambin.
Por jo vetëm rikthime sepse do të ketë edhe mungesa si ajo e Çaços në të djathtë, i cili u ndëshkua sërish me kartonin e kuq pas zënkës ku u përfshi me mbrojtësin e Bylisit, Buzi. Pritet të jenë Mersini dhe Hoxha alternativat kryesore të trajneri Gersi Arbri për këtë pozicion.
Por problemi më i madh do të jetë në sulm pasi aty mungojnë të dy sulmuesit e skuadrës. Mungesë e parë është ajo e Aldo Mitraj që pasi vuajti javët e dëmtimit tashmë do të mungoj pasi ka mbyllur numrin e kartonave në ndeshjen ndaj Bylis. Por në fushë nuk mund të jetë as alternativa e tij e pare, i riu Buba. Sulmuesi pësoj një dëmtim të rëndë në sfidën ndaj Bylis duke luajtur aty vetëm 10 minuta lojë dhe më pas u dërgua në spital.
Pas ekzaminimeve të kryera në Berat dhe në Tiranë, Bubës i është dhënë një pushim i detyrueshëm prej 10 ditësh dhe vetëm atëherë mund të rikthehet pranë skuadrës. Në rastet e emergjencave në sulm Arbri ka zgjedhur Hysenin ose Drabon por gjatë lojës edhe kapitenin Bitri në lojë dhe kjo pritet të shihet edhe ndaj Apolonisë se kë do të hedh në fushën e lojës./Berati.TV
Formacioni i mundshëm: Kaloshi, Mersini, Bitri, Daci, Paja, Sharavolli, Myzyri, Koleci, Hyseni, Gjonaj, Drabo. Tr. Gersi Arbri


