Skip to content

Tomori me vendim drastik, braktis kampionatin

51579241 2707306459287514 744637605596889088 n 1

Ashtu, si pritej dje FK Tomori ka marrë një vendim drastik për të braktisur kampionatin e Kategorisë së Parë pas vendimeve të marra nga Komisioni i Disiplinës një ditë më parë. Në deklaratën e bërë nga përfaqësuesi i klubit, Alban Pambuku, skuadra nuk e pranon vendimin e dhënë duke u shprehur se do ta apeloj këtë vendim.

Por klubi beratas nuk ndalet këtu duke e quajtur të kurdisur të gjithë këtë situatë dhe do të ngrejë padi ndaj Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së, delegatit të ndeshjes Petrit Haxhija dhe gjyqtarit Elidon Halo për dëm moral dhe financiar ndaj Tomorit dhe qytetit të Beratit.

Por  më i rëndësishëm ishte vendimi për braktisje të kampionatit duke nisur bojkotin nga sfida e radhës me Bylisin.

Pambuku në këtë deklaratë ka shprehur se gjyqtari Halo ka qënë i papëlqyer në Berat dhe ishte shpallur ‘’non grata’’ që nga ndeshja e sezonit të shkuar kundra Bylis./Berati.TV

51751343 1851867851603416 5940278329755041792 n 51933303 1099608080220667 2578614445152403456 n