Skuadrat e moshave të Tomorit nuk po bëjnë një ecuri shumë të mirë këtë sezon me atë U19 që po vuan Kategorinë Superiore dhe skuadrën U17, e cila po rimëkëmbët nga sezoni i shkuar.

Skuadra Tomori U17 e drejtuar nga trajneri Santiliano Dule ka barazuar në transfertë me skuadrën e KS Vlorës. Vlonjatët e mbyllin në avantazh fraksionin e parë  falë golit të shënuar nga Korcini.

Ndërsa skuadra e Tomorit barazoj shifrat me golin e Valentino Kucuku në pjesën e dytë. Kjo ishte edhe pika e parë për skuadrën e Dules në këtë sezon që do të kërkoj të bëj një paraqitje të ndryshme nga ajo e sezonit të shkuar.

Por pikën e parë në Kategorinë Superiore nuk po e gjen as skuadra U19 që ka dështuar edhe këtë herë në shtëpi ndaj Besës. Skuadra e të rinjve të Tomorit e nisi mirë ndeshjen madje duke patur edhe raste shumë të mira për shënim. Por janë miqtë që nisin të marrin kontrollin e lojës dhe duke përfituar nga dy gabime të vendasve shënojnë dy herë. Është fillimisht Kacbufi që pasi rrëmben një top në mesfushë dhe pas një galopimi depoziton topin në rrjetë. Për të dyfishuar është goli i Gjongecaj pas një tjetër gabimi në mbrojtje të Tomorit.

Pjesa e dytë nis sërish me miqtë në sulm duke konkretizuar shumë shpejt edhe me një gol të tretë të Zeqirit. Deri në fund të dy skuadrat kanë provuar për ti shënuar sërish me miqtë që kërkonin të thellonin rezultatin dhe vendasit që kërkonin një gol nderi.

Tomori U19 renditet i fundit dhe në pesë ndeshje të luajtura ende nuk e ka gjetur pikën e parë duke patur një golavarazh me – 12 gola. Ndërkohë prej pak më tepër se një jave është ish trajneri Tomorit, Gersi Arbëri është bashkuar në staf me teknikun Droboniku, si ndihmësi i tij./Berati. Tv

Kategoria e Parë U17

Vlora 1-1

Shënues: Korcini 19’/ Kucuku 69’

Kategoria Superiore U19

Tomori 0-3 Besa

Shënues: Kacbufi 27’, Gjongecaj 38’, Zeqiri 52’

Tomori: Memlika, Bejdolli(Balla 54’), Ruçi, Kanani, Toska, Tahiraj(Hyraj 70’), Nasufi, Kumani, Kovaçi, Lirëza,Karakashi(Germau 34’). Tr. I. Droboniku

Besa: Dobjani, Rrushi, Saljani, Damarja, Zeqiri, Daja(Kasa 82’), Meraj(Çelhaka 72’), Kacbufi, Selita, Idmeti(Adhjari 70’), Gjongecaj. Tr. I. Berati

Kartonë të verdhë: Germau, Kumani, Hyraj/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re