Të shtunën Tomori pret të luaj sfidën e sezonit në Berat ndaj Ilirisë me vetëm një objektiv fitoren. Ndaj Ilirisë luhet sfida e fundit e fazës së dytë dhe pas kësaj ndeshje skuadrat me pikë të përgjysmuara do të ndahen në dy nëngrupe brenda grupit B në Kategorinë e Parë.
Tomori momentalisht gjendet në pozitën e gjashtë me dy pikë më pak se rivali i saj i së shtunës, Iliria dhe me pikë të barabarta me Shënkollit që javën e kaluar fitoj ndaj beratasve 3-0. Por pavarsisht humbjes së thellë Tomori është i avantazhuar kundrejt tyre për shkak të golavarazhit në ndeshjet direkte pasi Tomori ka fituar në fazën e parë me katër gola.
Këtë javë Shënkolli luan një ndeshje të vështirë në transfertë ndaj Tiranës kështu rivalin e vërtetë Tomori duhet ta kaloj në ndeshjen direkte, Iliria. Ata kanë fituar ndeshjen e parë në Fushë Krujë me rezultatin 1-0 dhe luan në Berat për dy rezultate ndërsa Tomorit i duhet vetëm fitorja për të siguruar vendin e fundit në pesëshen e parë. Kjo pasi 4 vendet e para janë mbyllur me Tiranën, Bylisin, Apoloninë dhe Pogradecin që kanë siguruar katër pozitat e para.
Kështu Tomori luan për fitore dhe sigurimin e grupit të promocionit që do ti jepte mundësinë të bënte një kampionat të qetë sepse lufta për tu ngjitur në Superiore do të përqendrohet mes Tiranës dhe Bylisit. Ndërsa në grupin e mbijetesës do të përfshiheshin në një vorbull të vështirë.


