Tomori ‘’ngec’’ sërish në shtëpi dhe këtë herë me një barazim pa gola përballë Elbasanit. Ndeshja shihej, si shumë  e rëndësishme pasi skuadra verdheblu është edhe një rival direkt por Tomori vazhdon të zgjas serinë e ndeshjeve pa fitore. Pas këtij barazimi në Berat dhe fitores së Turbinës në Fier për Tomorin është vetëm matematika që e mban ende në lojë dhe asgjë nu është më në dorë të skuadrës së Dules. Në këtë ndeshje Tomori vuajti edhe mungesat e Dervishit, Mersinit dhe Gjonit për shkak të dënimeve ndërsa tekniku gjithashtu i dënuar e ka ndjekur ndeshjen 90’ minuta në tribunë duke udhëzuar skuadrën e tij.

Ndeshja nisi me një minutë heshtje në nder të ish futbollistit të Tomorit, Roland Halili i ndarë nga jeta vetëm pak ditë më parë. Tomori menjëherë tregon se këtë ndeshje do e luante në sulm dhe provojnë inkursione nga krahët me Dycën, Sharavollin, Drabo apo Shaqen por pa qënë asnjëherë të rrezikshëm para portës së Elbasanit. Ndërsa në mesin e fushës loja është e ashpër me një lojë të fortë dhe miqtë që provojnë kështu të fitojnë kohë dhe të ulin ritmin e beratasve. Për hërë të parë në këtë fraksion elbasanasit shfaqen në minutën 31’ kur Nuri provon të godas me kokë me topin në formë parable dhe portieri Kaloshi e dërgon në goditje këndi. Ndërsa Haxhaj provon me një goditje të fortë nga jashtë zone, e cila kalon ngjitur me shtyllën. Mundësia e fundit për Tomorin është një vertikalizim i pashfrytëzuar i Dycës që neutralizohet nga Moli me daljen e tij.

Pjesa e dytë është më e bukur dhe e mbushur me më shumë raste dhe që në fillimin e saj menjëherë Tomori ka një mundësi të mirë kur Koleci që godet pa sukses në zhvillimet e një goditjeje këndore. Shaqe provon me kokë pas krosimit të Drabos nga këndi edhe njëherë Moli ndërhyn për të shpëtuar portën e vet. Por edhe miqtë shfaqen rrezikshëm me Nuri që provon një krosim, i cili për shkak të erës kthehet në një goditje të rrezikshme që përplaset në tranversë. Në minutën e 62’ është Lleshi që provon nga distanca me topin që shkon mbi portë. Një aksion i zgjatur i Tomorit në minutën e 68’ mbyllet me një goditje të fortë të Kolecit nga jashtë zone por është Moli që shpëton portën e tij. Vetëm dy minuta më pas është Drabo që ka një rast të artë pas asistit të Lirëzës por gabon në goditje. Nuk mungon as nervozizmi mes futbollistëve të të dy skuadrave me kalimin e minutave. Deri në fund janë Sharavolli dhe Kumani që kanë të tjera mundësi për ti dhënë fitoren Tomorit por pa ia dalë mbanë ndërsa edhe Elbasani ka një shans të artë për të vendosur që sot zbritjen e Tomorit në Kategorinë e Dytë me Micin që shfaqet i vetëm me Kaloshin por gabon në goditje.

Kategoria e Parë

Tomori 0-0 Elbasani

Shënues: Nuk ka

Tomori: Kaloshi, Hadaj, Beci, Paja, Xherimeja( 32’ Lirëza(87’ Mahmutaj), Kumani, Koleci, Shaqe, Dyca, Sharavolli, Drabo. Tr. E. Fani

Elbasani: Moli, Ferhati, Jaupi, Hida, Suvarija, Çengu(69’ Allkja), Hoxhaj, Ukaj(46’ Koldashi), Lleshi, Mici, Nuri(79’ Çollaku). Tr. M. Dushku

Gjyqtarë: Klajdi Kola (Vlorë), Ermal Barushi, Andi Bixhi (Tiranë)

Delagat: Bujar Pregja

Vezhgues: Albano Janku

Kartonë të verdhë: Dyca, Shaqe/ Çengu, Hoxhaj, Allkja

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re