Tomori u ka dhënë sot fund përgatitjeve për ndeshjen e nesërme ndaj Apolonisë për javën e 16të në grupin B të Kategorisë së Parë. Pas dy ndeshjeve të humbura me dy skuadrat më të forta të grupit në transfertë tashmë Tomori rikthehet të luaj në Berat.

Momentalisht fierakët mbajnë vendin e tretë në renditje pikërisht 3 pikë larg Tomorit dhe një fitore e beratasve i rikthen ata të tretët dhe u jep qetësi për sigurimin e grupit të promocionit.

Në këtë ndeshje pritet të ketë lëvizje të kushtëzuara në formacion nisur kjo edhe nga dëmtimet dhe penalizimet. Në këtë sfidë tekniku Arbri pritet të ketë dy mungesa të sigurta në formacion pasi në mbrojtje mungon Ervis Çaço që ka mbushur numrin e kartonave të verdhë. Ndërsa në mesin e fushës do të mungoj autori i golit të vetëm ndaj Tiranë, Kopaçi, i cili në këtë sfidë u ndëshkua me kartonin e kuq për protesta.

Ndërsa ende mbetet me dyshim rikthimi në fushë i sulmuesit Aldo Mitraj që vazhdon të vuajë frakturën në gishta të pësuar në ndeshjen ndaj Turbinës.

Formacioni i mundshëm: Kaloshi – Mersini, Daci, Bitri, Paja – Hyseni – Sharavolli, Myzyri, Koleci, Gjonaj – Mitraj(Buba). Tr. G. Arbri

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re