Tomori humbet sërish dhe në tre ndeshjet e fazës së tretë ka grumbulluar vetëm një pikë në barazimin me Apoloninë dhe dy humbje ajo ndaj Elbasanit dhe sot ndaj Turbinës.  Të gjithë prisnin fitoren e beratasve që do të nxirrte kështu cërrikasit nga gara për mbijetesë por gara ka marrë një tjetër drejtim.

Edhe në këtë sfidë skuadra u drejtua nga Elton Fani që edhe këtë përballje ndaj Turbinës e ishte një përballje, si ish pasi si futbollist ka veshur fanellën e tyre. Mungesa më e rëndësishme ishte ajo e Sharavolit që duket pas dëmtimit ndaj Elbasanit ka humbur sezonin dhe do të jetë një mungesë tepër e rëndësishme deri në fundin e sezonit.

Ndeshja ‘’shtëpiake’’e  Tomorit këtë herë u luajt në Rrogozhinë por që duket nuk ishtë një fushë aq fatsjellëse për Tomorin. Pjesa e parë u mbyll në një barazim të bardhë por Tomori dukshëm u shfaq superior. Disa raste të krijuara nga Beci, Koleci, Dyca, Drabo por pa ia dalë të shënojnë.

Në fraksionin e dytë Tomori fillon lëshon disi terren dhe miqtë përfitojnë. Një kthim i gabuar i topit nga Dore e detyron Kaloshin të shkaktoj penallti që realizohet nga Roshi për Turbinën. Një gol ish për kapitenin e cërrikasve. Duke përfituar nga shpërbërja e Tomorit, Turbina shënon edhe në fund me një gol të Hasës nga distanca.

Ndërkohë drejtuesit e klubit sërish kanë pakënaqësi me gjykimin që tashmë atyre u është kthyer në një normalitet.

Pas kësaj humbje edhe Turbina është vetëm tre pikë larg Tomorit, i cili lë pas vetes jo vetëm Turbinën por edhe Elbasanin këta të fundit me vetëm një pikë distancë dhe deri në fund gara e mbijetesës do të jetë e vështirë./Berati.TV

Tomori 0-2 Turbina

Shënues: Roshi 72’(pen), Hasa 90’

Tomori: Kaloshi, Shaqe, Beci(Gjonaj 78’), Dore, Paja, Mersini(Galica 46’), Koleci, Duka, Drabo(Kumani 64’), Dervishi, Dyca. Tr. E. Fani

Turbina: Hasanbelli, Berdufi, Çutra, Dushaj, Gazheli, Gjeci, Hasa, Peqini, Roshi, Taulla, Xhelili.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re