Nuk shkon më shumë se një barazim ndeshja e Tomorit përballë Elbasanit e luajtur në Ballsh. Beratasit luanin, si pritës në një sfidë ku fitorja do të ishte e rëndësishme aq më tepër që ishte ndeshja përmbyllëse e fazës së dytë.
Ndeshja ka nisur me një minutë heshtje në nderim të ish portierit dhe drejtuesit të Tomorit, Vladimir Bega, i cili u nda dje nga jeta.
Në mungesë të dyshes së pezulluar Dule – Paja në stol për Tomorin, rolin e trajnerit e bëri Elton Fani. Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe për beratasit pasi pësuan një gol të shpejtë nga Elbasani.
Verdheblutë realizuan me Hoxhaj dhe pavarsisht përpjekjeve të Tomorit që bën edhe dy zëvendësime në këtë frakson, ai mbyllet me fitoren e Elbasanit.
Tomori golin e ka kërkuar edhe përgjatë gjithë pjesës së dytë por ai ka ardhur vetëm në fund me mbrojtësin boshnjak Mujkiç.
Me këtë barazim Tomori mbetet në vendin e tetë dhe qëndron distanca gjashtë pikëshe me Elbasanin që do të përgjysmohet me fillimin e fazës së tretë.
Tomori 1-1 Elbasani
Shënues: Mujkiç 86’/Hoxhaj 9’