Tomori nuk ia del të fitoj në premier ndaj Lushnjes duke u ndalur në një barazim që nuk hedh poshtë pretendimet e sezonit. Kalendari e vendosi Tomorin me skuadrën e ardhur nga Kategoria Superiore dhe të dy skuadrat treguan veten në një përballje të tillë.

Tomorin provon ta nis ndeshjen në sulm dhe krijon mundësitë e para me Ogbondike dhe Pajën. Por me kalimin e minutave Tomori humbet terren dhe Lushnja shfaqet e në gjysëmfushën beratase. Mënyra e tyre e rrezikimit janë goditjet standarte dhe pikërisht në një goditje këndore gjejnë golin me peqinasin Sulkja.

Me pjesën e parë të mbyllur në disavantazh Tomori e nis të dytën në sulm dhe futja në fushë  e Drabos dhe Dycës sjell një tjetër lëvizshmëri në lojë.

Pikërisht në një aksion shkodrani pengohet në zonë dhe ka 11 metërsh. Nga pika e bardhë nuk gabon kapiteni Çaço duke barazuar shifrat. Tomori ka edhe rastet për të kaluar përpara por nuk ia dalin dot të mposhtin portierin Bejte.

Kështu Tomori e nis me një barazim ndërsa në mesjavë do të luaj kundra Bylisit për Kupën e Shqipërisë.

Skeda e ndeshjes:

FT Tomori 1-1 Lushnja

Shënues: Çaço 67’ (pen)/ Sulkja 34’

Tomori: Kaloshi, Beci, Mujkiç, Rodrigo(60 ‘ Dyca), Paja, Joti(90’ Gega), Koleci, Frajdej, Çaço, Sharavolli(46’ Drabo), Ogbondike. Tr. G. Arbri

Lushnja: Bejte, Musaku, Bufasi, Xhafa(93’ Fejzaj), Gjyla(72’ Mezini), Alushi, Taullau, Sulkaj, Korreshi, Allkanjari(68’ Baze), Sefa. Tr. I. Gjyla

Kartonë të verdhë: Mujkiç/ Alushi, Korreshi, Bejte

Gjyqtarë: E. Hamiti, P. Simoni, E. Muça (Lezhë)

Delegat: Besnik Çela (Tiranë)

Vëzhgues: Ariantit Lulaj(Vlorë)

Golat:

34’ Lushnja qëndron përpara me goditje këndore dhe pas një rrëmuje në zonë është Sulkja që konkretizon dhe kalon të tijtë përpara 0-1

67’ Dyca hyn në zonë dhe menjëherë ndërpritet në mënyrë të parregullt dhe ka penallti. Kapiteni Çaço godet saktë dhe realizon 1-1

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re