Skip to content

Tomori ‘’ngec’’ sërish në shtëpi nuk ia del as ndaj Besës

Tomori nuk ia del sërish të fitoj në shtëpi dhe këtë herë përballë Besës duke humbur shansin për të marrë vendin e parë në grup. Tashmë Tomori mban ndan vendin e parë me pikë të barabarta me Lushnjen pas Orikumit me të cilin do të përballet javën e ardhshme. Ndeshja ka qënë  e balancuar me Tomorin që është treguar pak më superior e sidomos në fraksionin e dytë. Dy penallti nga një për secilën skuadër por në të dy rastet janë portierët që dalin fitimtar.

Ndeshja nis me miqtë në sulm që kërkojnë të mbajnë në tension vendasit nëpërmjet goditjeve standarte. Është Onuh që ka mundësinë më të mirë për ta por është Kaloshi që e ndal. Ndërsa ngacmimi i parë i Tomorit vjen me një goditje me kokë të Becit pas asistit të Mersinit. Më pas ndeshja zhvillohet në mesin e fushës me dy skuadrat që krijojnë pak për të ndryshuar rezultatin duke e mbyllur të parë këtë fraksion të parë.

Pjesa e dytë nis me Tomorin në sulm dhe falë këtij presioni fitojnë një penallti pas prekjes me dorë të Onuh në krosimin e Frajdej. Paraqitet kapiteni Çaço tek pika e bardhë por ndryshe nga ndeshja me Lushnjen këtë herë është Miraka që e ndal. Por Tomori nuk demoralizohet duke qëndruar përpara ndërsa kavajasit provojnë të jenë të rrezikshëm nga kundrasulmet. Goli për Tomorin vjen nga goditja këndore kur Çaço hedh topin në zonë dhe Mujkiç godet saktë me kokë duke kaluar Tomorin përpara. Por beratasit nuk e ruajnë avantazhin duke i lejuar territory Besës që fiton 11- metërsh pas faullit të Rodrigos ndaj Thaçit. Goditja e Çekiçit grushtohet nga Kaloshi por në kthim është Çelhaka që shënon duke barazuar shifrat.

Kategoria e Parë | Java 3 |

Tomori 1-1 Besa

Shënues: Mujkiç 78′ / Çelhaka 85′

Tomori: Kaloshi, Çaço, Mujkiç, Rodrigo, Beci, Mersini, Sharavolli (Dyca 46′), Joti (Koleci 59′), Gega (Drabo 72′), Friday, Kingsley / Trajner: Bledar Devolli Në dispozicion: Braçe, Paja, Gjonaj, Mahmutaj

Besa Miraka, Memini, Dikson, Perja, Biba (Kullolli 57′), Mellugja, Mihani, Krasniqi (Çelhaka 34′), Ndraxhi, Çekiçi, Onuh (Thaçi 76′) / Trajner: Gentjan Begeja Në dispozicion: Dajbani, Berisha, Shatjani

Kartonë të verdhë: Beci 53′, Rodrigo 62′ / Krasniqi 10′, Perja 19′, Biba 53′, Çekiçi 64′, Dikson 89′

Gjyqtarë: E.Demiraj, G.Kamolli, B.Balliu (Pogradec)

Delegat: Genc Misha (Tiranë) Vëzhgues: Sopot Resmeliu (Elbasan)

Të veçanta:

Klubi beratas problemin e sigurisë e kishte zgjdhur pas bashkëpunimit e kompaninë e sigurisë, Nazëri 2000 dhe Policisë bashkiake.

Në tribunën VIP në krah të presidentit të Besës Nexhat Bizhdili ishte edhe ish trajneri Tomorit, Bledar Sinella, i cili përfol gjatë verës për stolin e Tomorit.

Në radhët e Besës gjendeshin katër ish futbollist të Tomorit, si: Mihani, Onuh, Kullolli dhe Dikson, i cili në janarin e këtij viti u stërvit me Tomorin por më pas nuk firmosi për beratasit.

Prononcimet:

Pas ndeshjes për mikrofonin e Berati TV floën dy teknikët Devolli dhe Sinella dhe  e përbashkëta ishte se asnjëri nuk u treguar i gatshëm të mrrej me gjykimin avarsisht dy penalltive.

Gentian Begeja: ‘’Ishte një ndeshje e balancuar, të cilën mund ta fitonim pasi sidomos në pjesën e parë ne e kontrolluam më tepër topin. Mendoj se jemi në një grup të balancuar dhe fituesi do të zgjidhet vetëm në fund’’.

Bledar Devolli: ‘’Ndeshjen duhet ta fitonim pasi ishim në avantazh por tani mendoj se e njoh më mirë skuadrën dhe do reagojmë në ndeshjet e tjera. Kudo ku kam qënë kam bërë më të mirën dhe këtë do  e bëj edhe në Berat duke synuar Kategorinë Superiore’’.