Pas zyrtarizimit të trajnerit të ri të skuadrës tashmë Tomori planifikon edhe nisjen e punës për vitin 2019. Kështu përgatitjet zyrtare për skuadrën beratase do të nisin ditën e premte më 4 janar nën drejtimin e trajnerit të ri, Santiliano Dule.

Por vetëm dy ditë më pas ashtu, si njofton edhe vet faqja zyrtare e klubit në facebook, Tomori do të luaj miqësoren e parë të këtyre përgatitjeve dhe përballë do të ketë një nga skuadrat më të mira të Kategorisë Superiore, Teutës.

Tomori ka vuajtur shumë në pjesën e parë të sezonit për dëmtimet por ashtu si lajmërohet grupi do të jetë i plotë dhe gjithashtu priten edhe afrime të reja. Do të jetë pikërisht tekniku Dule ai që do të zgjedh edhe afrimet e reja ashtu, si u veprua edhe me teknikun Arbri në verë për të zgjedhur futbollistët me të cilët do të vazhdoj sezonin. Ndërkohë nga skuadra janë larguar brazilianët Rodrigo dhe Markiori, si edhe mesfushori Joti por mund të ketë edhe të tjera largime ashtu si edhe afrime në merkaton e janarit./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re