Tomori është një ndër skuadrat e Kategorisë së Parë që ka nisur më herët punën për sezonin e rid he tashmë që është në fundin e përgatitjeve dhe në pragun e sezonit kërkon ti jap një tjetër hov këtyre përgatitjeve.

Në Berat do të nisin përgatitjet e një faze të vërtetë përgatitore, e cila do të ndahet mes Beratit dhe Sarandës. Kështu skuadra do të nis përgatitjet në stadiumin e qytetit me dy seanca stërvitore atë të paradites dhe të pasdites. Gjatë kësaj jave do të kenë edhe një moment special me një grup misesh që do të vijnë në Berat.

Më pas skuadra do të transferohet drejt Sarandës ku zhvilloj fazën përgatitore edhe në sezonin e shkuar për tu rikthyer në Berat ku edhe do i jepet dora e fundit e përgatitjeve për sezonin 2018 – 2019.

Ditën e hënë pritet të hidhet edhe shorti për kalendarin e sezonit të ri kështu tek Tomori pasi kanë mësuar kundërshtarët do të mësojnë edhe për  radhën e zhvillimit të ndeshjeve. Beratasit këtë sezon pritet të kenë objektiva të mëdha pasi synojnë Kategorinë Superiore dhe deri tani kanë firmosur 11 futbollist mes të cilëve konfirmime nga sezoni i shkuar, si edhe prurje të reja.

Por pritet që në vazhdim skuadra të plotësohet me të tjerë element që do të formësojnë Tomorin e ri për sezonin e ri./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re