Sot në Berat skuadra e Tomori ka nisur përgatitjet e javës anti Turbina që do të bëjë edhe nisjen e pjesës së dytë të sezonit.

Mbyllja e ndeshjes miqësore me Luzi 2008 ditën e premte solli edhe fundin e e përgatitjes 15 ditore, si pjesë e fazës përgatitore dimërore të drejtuara nga trajneri Santiliano Dule. Me njëherë pas ndeshjes ashtu, si lajmëroj edhe vet klubi beratas në faqen e vet zyrtare se futbollistëve iu lanë dy ditë pushimi përpara nisjes së përgatitjes sot.

Tashmë përgatitjet do të jenë të fokusuara drejt ndeshjes së fundjavës në Cërrik ndaj Turbinës vendase, në një stadium që pritet të jetë i boshatisur për shkak të dënimit për ti luajtur pa tifozë ndeshjet në “Nexhip Trungu”.

Deri në fund të fazës së dytë Tomori do të luaj edhe katër ndeshje për të siguruar pesëshen e parë që do të realizonte objektivin minimal të klubit për fillim sezonin./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re