Pas sfidës së fituar në ndeshjen e fundit ndaj Shkumbinit në transfertë edhe Tomori ashtu, si klubet e tjera nisi periudhën e pushimeve të festave të fundivitit. Ndërsa ishte pikërisht dita e sotme në orën 13:00 kur Tomori nisi edhe zyrtarisht përgatitjet për vazhdmin e sezonit. Dyshja teknike drejtuese e skuadrës Arbri – Agalliu ka nisur stërvitjen me grupin e plotë të futbollistëve.
Pavarsisht pushimeve të këtyre ditëve futbollistët beratas të skuadrës janë stërvitur edhe në këtë periudhë me program më të lehtë. Nisja e seancave stërvitore do të vazhdoj në bazë të një mnifaze përgatitore deri në rinisjen e sezonit kur Tomori do të presë në shtëpi Turbinën. Kjo fazë përgatitore është zgjedhur nga klubi të zhvillohet në Berat ndryshe nga vera aq më tepër që tashmë fusha e stadiumit është e përfunduar.
Në 12 ndeshjet e zhvilluara në këtë pjesë të parë të kampionatit Tomori ka grumbulluar 20 pikë duke u renditur në vendin e katërt me pikë të barabarta me Apoloninë e vendit të pestë. Edhe në gjashtë ndeshjet e mbetura deri në fundin e fazës së dytë Tomori duhet të realizoj objektivin për pesëshen e parë kur distanca me vendin e gjashtë, Shënkollin është po kaq pikë.
