Pas pushimeve pas mbylljes së sezonit tek Tomori kanë menduar të nisin punën për nisjen e sezonit të ri. Pikërisht me fillimin e javës së re, ditën e hënë trajneri Arbëri dhe ndihmësi Agalliu do të nisin grumbullimin për sezonin e ri.

Të gjithë futbollistët jabanxhinj që ishin sezonin e shkuar kanë mbyllur kontratën me mbylljen e sezonit dhe tashmë dikush ka nisur kontaktet për skuadrën e re dhe ndonjë prej tyre pret të rithirret në Berat. Kështu grumbullimi pritet të nis nga futbollistët vendas ku pranë skuadrës do të afrohen edhe shumë futbollist nga skuadra U19 por edhe shumë të rinj të tjerë që kanë kërkuar të vjnë dhe të provohen në Berat.

Ndërkohë edhe pse jo zyrtarisht Tomori deri tani numëron dy largime: e mbrojtësit dhe kapitenit Eno Bitri dhe mesfushorit Erald Hyseni./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re