Skuadra e Tomorit i ka dhënë fund përgatitjeteve të gjata për nisjen e sezonit të ri. Teknikët Arbri dhe Agalliu i nisën përgatitjet që në fillimin e korrikut dhe gjatë verës skuadra u ndryshua me futbollist që vinin në provë dhe vetëm një pjesë e tyre firmosën edhe për sezonin e ri.

Tashmë skuadra ka ndryshuar në më shumë se gjysmën e saj nga sezoni i shkuar ku janë shtuar përforcimet. Mes futbollistëve të konfirmuar mund të përmendim: Kaloshi, Çaço, Paja, Mersini, Koleci apo Sharavolli. Ndërsa nga Afrimet mund të përmendim: Rodrigo, Beci, Mujkiç, Joti, Frajdej, Ogbondike, Dyca etj.

Përballja e parë do të luhet sot ndaj Lushnjes dhe në mesjavë Tomroi do të luaj për Kupën e Shipërisë sërish në shtëpi edhe ndaj Bylis. Një nisje  e mirë e sezonit do jetë një impakt i mirë për objektivin madhor të sezonit, Kategoria Superiore.

Formacioni i mundshëm: Kaloshi, Beci, Mujkiç, Rodrigo, Paja, Joti, Koleci, Frajdej, Çaço, Sharavolli, Ogbondike. Tr. G. Arbri/Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re