Tomori e nis në mënyrën më të mirë vitin 2019 duke fituar kështu ndeshjen e parë zyrtare në transfertë përballë Turbinës. Ndeshja e luajtur në “Nexhip Trungu” u zhvillua pa praninë e tifozëve për shkak të dënimit të dhënë për tifozerinë cërrikase.

Fitorja me dy gola sjell një qetësi në kampin beratas duke i mabajtur ata në garë për arritjen e pesëshes së parë në grupin B. Ndeshja është vendosur nga golat e Sharavollit dhe Dervishit me nga një gol në secilën pjesë.

Sharavolli ka shënuar sapo nis ndeshja duke i dhënë një tjetër pamje ndeshjes së Tomorit ndërsa në të dytën është Dervishi që dyfishon duke mbyllur ndeshjen.

Në këtë ndeshje tekniku Dule ka hedhur në fushë edhe tre nga blerjet e reja të janarit, dy nga të cilët nga minuta e parë.

Pas kësaj fitoreje Tomori renditet i shtati dhe është tre pikë larg vendit të pestë që mbahet nga Lushnja dhe është objektivi në fundin e fazës së dytë./Berati.TV

Turbina 0-2 Tomori

Shënues: Sharavolli 2’, Dervishi 70

Tomori: Kaloshi, Shaqe, Dore, Beci, Paja, Dervishi, Sharavolli(Hoxha 89’), Koleci, Duka(Kumani 85’), Drabo, Dyca(Kacoli 33’). Tr. S. Dule

Kartonë të verdhë: Taullau, Çutra, Pashai/Drabo, Dore

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re