Këtë fundjavë kampionati do të rinis të luhet në të gjitha kategoritë pasi në mesjavë u luajt në Kupë. Ndalesa e kampionatit erdhi me bojkotin që “Shoqata e arbitrave” pas dhunës së Kamzës.

Pavarsisht këtij vendimi Tomori nuk do të luante fundjavën e kaluar pasi kalendari e  kishte lënë pushim atë javë. Ndërsa tani me këtë zhvendosje të kampionatit Tomori duhet të pres për tu rikthyer të luaj.

Nëse këtë javë do të jetë pushim për shkak të kalendarit, Tomori me shumë mundësi nuk do të luaj as javën tjetër për shkak të ndeshjeve të kampionatit.

Kështu, Tomori pritet të kthehet sërish në fushë vetëm në javën e fundit të marsit.

Por në krahun tjetër Tomori ka një tjetër problem atë të mos luajtjes së ndeshjeve në shtëpi. Pas penalizimit në ndeshjen me Apoloninë, Tomori edhe tre ndeshje shtëpiake duhet t’I luaj në transfertë. Nëse nuk do të ketë ndonjë falje për Tomorin apo nëse klubi nuk paguan ndonjë gjbë do t’I duhet të pres ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Pogradecit për të luajtur në shtëpi./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re