Ajo që pritej është konfirmuar, Tomori nuk udhëton drejt Ballshit duke bojkotuar kështu ndeshjen përballë Bylis. Vendimi i marrë nga klubi pas vendimit penalizues të dhënë nga Komisioni i Disiplinës për ndeshjen e luajtur javën e shkuar në Berat përballë Apolonisë.

Humbja e ndeshjes në tavolinë, katër ndeshje pa tifoz në fushë asnjëanëse, 2 milionë lek(të vjetra) gjobë dhe nga tetë javë penalize për dy trajnerët. Asnjë prej vendimeve nuk u rrëzua në apel dhe kështu edhe Tomori vazhdoj me vendimin e  vet duke bojkotuar ndeshjen.

Në një postim në rrjetet sociale gjatë orëve të paradites, klubi e ka konfirmuar këtë vendim dhe nuk kanë udhëtuar për në Ballsh.

Nga FSHF konfirmohet pezullimi i ndeshjes dhe tashmë vetëm pritet zyrtarizimi për t’I dhënë tre pikët në tavolinë Bylis dhe një tjetër humbje afrofe do të vij për Tomorin. Por pritet të shihet nëse do t’I zbriten edhe tre pikë në klasifikim skuadrës beratase.

Aktualisht Tomori gjendet në vendin e tetë me 19 pikë dhe me zbritjen edhe të tre pikëve të mundshme shkon në 16 pikë duke komplikuar pozitat e veta në luftën për mbijetesë./Berati.TV

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re