Skip to content

Tomori përmbys Albpetrolin në miqësore

Tomori thyen tersin e e fitoreve në shtëpi në miqësore ndaj Albpetrolit me skuadrat që përfituan nga ky pushim për shkak të ndeshjeve të kombëtares. Skuadrat që militojnë në kategori të ndryshme kanë zhvilluar një ndeshje interesante me dy trajnerët që kanë marrë sinjale të rëndësishme për vazhdimin e kampionatit.

Pjesa e parë nis me Tomorin në sulm dhe që në fillimin e ndeshjes ka një mundësi të mirë me Dervishin me një goditje nga jashtë zone. Rastet nuk do të mungojnë në këtë fraksion me Frajdej, Dervishi dhe Ogbodike. Me kalimin e minutave edhe Albpetrolin synon të shfaqet duke kërkuar të marrë kontrollin e lojës në mesin e fushës. Deri në fund nuk ka gol por nuk mungon edhe nervozizmi në mbylljen e këtij fraksioni loje.

Edhe pjesën e dytë Tomori e nis më kërkues pavarsisht ndryshimeve të shumta në lojë ku hyrja e Drabos dhe Sharavollit i jep më shumë impakt ndeshjes. Por janë patosarakët që shënojnë të parët me Muhametin që dërgon topin në rrjetë pasi Braçe grushton goditjen e Caushajt. Por përmbysja  e Tomorit nis me inkursionin e Drabos i ndalur në mënyrë të parregullt nga Sako. Tomori fiton 11 –  metërsh që realizohet nga mbrojtësi boshnjak Mujkiç. Sërish Drabo bëhet protagonist duke shënuar pas një vertikalizimi të Sharavollit duke shmangur portierin dhe depozituar topin në rrjetë. Është i riu Kumani që ka një mundësi për të shënuar edhe golin e tretë me topin që kalon ngjitur me shtyllën. Tashmë pritet që rrugën e fitoreve Tomori ta vazhdoj edhe në ndeshjen e radhës ndaj Turbinës./Berati.TV

Tomori 2-1 Albpetroli

Shënues: Mujkiç 70’(pen), Drabo 81’/ Muhameti 66’

Tomori: Kaloshi, Çaço, Andres, Mujkiç, Shaqe, Mersini, Koleci, Dervishi, Joti, Frajdej, Ogbodike. Tr. B. Devolli(u aktivizuan Braçe, Qengji, Paja, Gjonaj, Kumani, Sharavolli, Drabo, Mahmutaj)

Albpetrol: Baba, Kapo, Naçi, Lala, Fasko, Sako, Hasimeta, Mandia, Prifti, Hatia, Kumanaku. Tr. H. Demiraj(u aktivizuan: Çërraga, Muhameti, Balla, Caushaj, Nexhaj, Gropa)

Gjyqtarë: L. Dosti, A. Vila, F. Zhuka (Berat)

Kartonë të verdhë: Qengji/ Sako