Tomori është përmbysur në Ballsh në ndeshjen e kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë dhe tashmë mbetet i fokusuar në garën e kampionatit. Pavarsisht fitores në ndeshjen e parë të luajtur në Berat sërish edhe me ndryshimin e trajnerit në Ballsh kanë udhëtuar ata që kanë luajtur më pak në kampionat.

Përmbysja ballshiotë praktikisht ndodhi që në fraksionin e parë kur Bylis shënoj plot tre herë. Është Ntepe që realizon që në minutën e 5’ dhe duke marrë parasysh fitoren 2-1 të Tomorit në Berat ky rezultat kualifikonte Bylisin.

Por ballshiotët nuk ndalen këtu dhe brenda këtij fraksioni shënojnë edhe dy herë të tjera me Antoni dhe Kofi. Pjesa e dytë është më e balancuar dhe Tomori gjen edhe golin e nderit me anë të boshnjakut Mujkiç nga pika e bardhë. Mbrojtësi që shënoj edhe në Berat ndaj Besës këtë herë e nisi nga stoli por sërish u bë personazh. Por Bylis e mbyll ndeshjen ashtu, si e nisi me gol dhe këtë herë ishte Ofej që plotësoj një ‘’poker’’ nigerian të ballshiotëve.

Kjo ishte humbja e parë sezonale për beratasit që në kampionat numërojnë një fitore dhe dy barazime dhe po ashtu kishin fituar ndeshjen e parë ndaj Bylisit.

Kështu në grupin B të Kupës së Shqipërisë është Bylis që vazhdon më tej dhe në turin e dytë do të përballet me skuadrën e Kategorisë Superiore, Laçin./Berati.TV

KUPA E SHQIPËRISË – TURI I PARË

Grupi B

Bylisi-Tomori 4-1 (1-2)
Shënues: Ntepe 5′, Anthoni 34′, Kofi 39′, Ofej 90′ / Mujkiç 85′ (pen.)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re