Tomori nuk ia ka dalë të marrë pikë as në sfidën e sotme ndaj Pogradecit duke pësuar humbjen e tretë radhazi edhe pse shënuan të parët. Kështu në këtë gjysëm të parë të fazës së tretë Tomori ka rezultate tejet negative me vetëm një pikë në katër ndeshje. Por sot sinjalet ishin pozite pasi skuadra ka zhvilluar një ndeshje të mirë dhe madje e nisi me gol. Humbja e sotme u ndikua edhe nga mungesat e Sharavollit, Drabos dhe Dukës që nuk ia dolën të ishin të gatshëm për këtë sfidë.

Ndeshja nis menjëherë e luftuar por loja kryesisht zhvillohet në mesin e fushës me të dyja skuadrat që më tepër janë të afta të prishin lojën e kundërshtarit se sa ndërtuar të tyren. Tomori ia del të realizoj në goditjen e parë në portë me Aldo Dervishin. Mesfushori tregohet i saktë në realizimin e një goditje standarte duke kaluar Tomorin përpara. Pogradeci nis të bëhet kërkues pas golit të pësuar dhe mundësinë më të mirë e  ka mbrojtësi Pura por kjo goditje neutralizohet nga gardiani Kaloshi. Por nuk vonon as goli i vendasve me Liçkollarin me një goditje me kokë pas asistit të Topllarit. Ndërkohë beratasit pretendojnë një faull ndaj Dervishit në mesfushë në nisjen e aksionit të golit. Ndërsa Jurges Liçkollari hyn në statistikat e beratasve sepse ka shënuar ndaj Tomorit me dy fanella të ndryshme ndaj Tomorit, në fazën e parë me atë të Bylisit dhe sot me Pogradecin. Në fundin e fraksionit të parë është Topllari që gjendet i vetëm në zonë por goditja pritet nga Kaloshi.

Në fraksionin e dytë është Tomori që luan më mirë duke mbajtur kontrollin e lojës por më të rrezikshëm shfaqen vendasit që ia dalin të shënojnë. Goli i dytë i pogradecarëve vjen sërish pas një goditje me kokë nga brenda zone. Këtë herë është Topllari ai që shënon pas krosimit të Jahajt nga goditja e dënimit. Ndeshja në një moment e humbet ritmin dhe vendasit synojnë të ulin ritmin edhe me vonesat e shpeshta të lojës. Por në fundin e ndeshjes ajo kthyet edhe më tepër intersante falë rasteve të krijuara me Alillarin dhe Jahaj për vendasit dhe Dyca e Lirëza për beratasit por pa shënjestrën e duhur.

Në fundin e ndeshjes ka një moment nervozizmi që ishte akumuluar gjatë gjithë sfidës mes Dervishit dhe Osmanllarit dhe më pas u përfshinë edhe futbollistët e tjerë. U desh ndërhyrja e stafeve përkatëse për të qetësuar situatën.

. Gjyqtari Zhuli sërish i kontestuar nga beratasit duke qënë në listën e tyre të ‘’zezë’’, si të padëshiruar për ta drejtuar skuadrën beratase i ndëshkoi të dy futbollistët me kartonin e kuq pasi ishte mbyllur sfida.

Ndeshja tjetër e grupit play out mes Turbinës dhe Elbasanit është mbyllur me fitoren e pastër 3-0 të cërrikasve, të cilët barazojnë Tomorin në renditje duke qënë vetëm një pikë më shumë se Elbasani në një garë të hapur për mbijetesën.

Ndërkohë që Tomori luante në Pogradec në stadiumin “Tomori” është kthyer të luhet një ndeshje pas asaj sfide ndaj Apolonisë. Egnatia e penalizuar për të luajtur në fushë neutrale e ka luajtur në Berat ndeshjen e saj ndaj Orikut. Ndeshja është mbyllur me fitoren e bregdetarëve 1-2 në një ndeshje që vlen vetëm për statistika. Ndërsa sfida më e rëndësishme e grupit B u luajt në Kavajë mes Besës dhe Bylisit por nuk u mbyll dot pas rrëmujës së krijuar nga tifozët vendas. Deri në momentin që ndeshja po luhej ballshiotët udhëhiqni me rezultatin 0-1 me golin e Antoni duke hedhur një hap të madh drejt Kategorisë Superiore./Berati.TV

Pogradeci 2-1 Tomori

Shënues: Liçkollari 21’, Topllari 62’/ Dervishi 11’

Pogradeci: Mali, Berberi, Hysenllari, Jahaj(76’ Alillari), Kasa, Lame(87’ Çela), Liçkollari, Pere, Pura, Shkullaku(70’ Osmanllari), Topllari. Trajner: Festim Fetollari

Tomori: Kaloshi, Beci, Dervishi, Dore(72’ Lirëza), Dyca, Gjonaj, Mahmutaj(55’ Mersini), Koleci, Kumani(79’ Hadaj), Paja, Shaqe. Trajner: Elton Fani

Kartonë të verdhë: Lame, Topllari/ Dervishi, Dore, Shaqe

Kartonë të kuq: Osmanllari/ Dervishi

Gjyqtarë: E. Zhuli, A. Koçiaj, Xh. Mani (Tiranë)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re