Do të jetë gjirokastriti Beldar Devolli trajneri i Tomorit duke nisur nga transferta me Pogradecin. Është vet klubi beratas që ka njoftuar marrëveshjen me trajnerin e ri deri në fundin e sezonit me objektiv Kategorinë Superiore.

Në prezantimin përpara skuadrës Devolli ka kërkuar nga skuadra punë, disiplinë dhe marrëdhënie të mirë në grup. Po ashtu ai është shprehur se një pjesë të tyre i njeh madje edhe ka punuar me ta dhe se e ka marrë me kënaqësi këtë ofertë.

Devolli këtë sezon e nisi si trajner i Kamzës në Superiore duke fituar edhe në javën e parë por u largua pas javës së tretë. Më parë ai ka drejtuar edhe Bylisin apo Kekun në Kosovë ndërsa si futbollist ka patur një karrierë të gjatë dhe mes tyre ka luajtr edhe në Berat.

Kështu ky në Berat është një rikthim por këtë herë në rolin e trajnerit duke zëvendsuar ish teknikun Gersi Arbri i larguar pas barazimit në ndeshjen hapse të kampionatit.

Menjëherë tekniku Devolli ka zbritur në fushë për seancën e parë stërvitore në kuadër të sfidës ndaj Pogradecit./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re