Pavarsisht fitores së arritur në një ndeshje të luftuar dhe mbushur me tension e emocione, klubi beratas nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social facebook shpreh indinjatën për gjykimin e gjyqtarit Elidon Halo.

Kështu pas kontestimeve të futbollistëve në fushë, tifozëve në tribuna dhe teknikut Dule në intervistën e pasndeshjes për dy penallti të padhëna në favor të Tomorit dhe një gol pozion jashtë loje të fierakëve edhe klubi bën reagimin zyrtar.

Sipas tyre pasi u njoftuan se Halo do të ishte gjyqtar i ndeshjes së sotme, menjëherë klubi i ka bërë një zyrtare FSHF-së për ndryshimin e tij. Sipas klubit edhe më para gjykimet e tij ndaj Tomorit kanë qënë tendencioze dhe për këtë arsye ai është shpallur i padëshirueshëm në Berat.

Por pavarsisht kësaj asgjë nuk ndryshoj dhe Halo ishte në Berat për të gjykuar këtë takim. Beratasit akuzojnë jo vetëm gjyqtarin por edhe FSHF-në për indiferentizëm kundrejt kërkesës së tyre.

Në fund ata e sfidojnë Halon që me një CD të ndeshjes, të jetë vetë gjyqtari që ti bëj moviolën ndeshjes.

Më poshtë gjeni edhe deklaratën e plotë./Berati.TV

https://www.facebook.com/FkTomori.Al/posts/2707421425942684

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re