Katër humbjet radhazi që Tomori ka pësuar në këtë fund 2018 ka kthyer ‘’hijet’’ e së shkuarës. Nga sezoni 2013-2014 kur Tomori u rrëzua në Kategorinë e Parëka shfaqur një paqëndrueshmëri të madhe të rezultateve.

Përgjithësisht beratasit i bënin një nisje të mirë sezonit dhe në fundin e tij rrezikonin shumë dhe kjo tashmë është bërë një zakon  keq. Momenti më i vështirë ishte ai në sezonin 2014-2015 kur beratasit në fillimin e sezonit dukeshin si një  ndër skuadrat që do të luftonin për tu rikthyer në Kategorinë Superiore por në fund pas play-off përfundon në Kategorinë e Dytë.

Ndërkohë një situatë jo e mirë ishte edhe ajo e vitit të shkuar pasi Tomori e siguroj pesëshen e parë vetëm në ndeshjen e fundit të fazës së dytë. Kjo pasi sezoni i shkuar në një mënyrë mjaft të mirë dhe grupi promociont dukej shumë thjeshtë i arritshëm.

Një situatë të ngjashme ka kaluar edhe në këtë sezon Tomori pasi nëse deri para katër sfidash vendi i tretë dukej një objektiv i thjeshtë tashmë një ndeshje nga fundi i kësaj faze të dytë i duhet domosdoshmërisht fitorja. Një fitore që do qetësonte ambientin dhe të largonte hijet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re