Fundi i vitit është gjithmonë një periudhë e duhur për të bërë bilancet dhe synimet e ardhshme dhe një  e tillë mund të bëhët edhe për skuadrën beratase të futbollit, Tomori. Sezoni ashtu si për çdo skuadër futbolli me ulje ngritjet e veta dhe kur sheh renditjen duket se nuk ka patur asnjë zhvillim por realisht ka ndodhur ndryshe. Edhe në Berat ka patur përplasje dhe momente të vështira. Gjatë këtij viti në stolin e Tomorit janë ulur katër trajner ndaj edhe ky skaner do të bëhet në bazë të katër epokave.
Gentian Stojku: Erdhi në stolin e Tomorit në fundin e vitit të shkuar për të zëvendësuar teknikun kavajas Bledar Sinella. Pas një fillimi të mirë drejtimi i timonit të Tomorit për trajnerin nga Elbasan ishte një mision shumë i vështirë. Mungesa e rezultateve por edhe përplasjet me një pjesë të futbollistëve ndikuan në humorin e skuadrës. Penalizimet në paga apo pezullime dhe në fund drejtuesit e klubit vendosën ta largonin. Por gjithsesi Stojku arriti ta realizoj objektivin minimal të klubit për të kapur pesëshen e parë.

Iken Droboniku: Pas largimit të Stojkut në krye të skuadrës erdhi trajneri i ri beratas dhe njëkohësisht trajner i Tomorit U19, Droboniku. Me ardhjen e tij në krye të skuadrës u hap dera që stoli i Tomorit po promovonte trajner të rinj beratas. Ndërkohë në krye të Tomorit, trajneri Droboniku më shumë se të rezultatet u fokusua te hapësirat për futbollistët e rinj vendas ndërkohë që lufta për ngjitje në Superiore u vendos nga Bylis e Lushnja. Pas përfundimit të sezonit Droboniku u largua nga drejtimi i skuadrës duke vazhduar në punën e tij tek U19 me të cilën e ka mbyllur këtë pjesë të parë të sezonit në vendin e parë.
Santiliano Dule: Në verë në krye të skuadrës erdhi një tjetër trajner beratas dhe që ka punuar me moshat, Santiliano Dule. Ishte ai që drejtoj merkaton e verës dhe përgatitjen e saj duke drejtuar skuadrën në tetë ndeshjet e fazës së parë dhe u largua pikërisht në prag të ndeshjes së fundit të kësaj faze përballë Ilirisë. Skuadra e Tomorit u rendit e katërta por Dule vendosi një rekord më vete pasi fitoj të treja sfidat në transfertë. Ndërkohë ai u kthye në qendër të vëmendjes sidomos gjatë sfidës kundra Tiranës.

Gersi Arbri: Ndeshja me Ilirinë u drejtua nga dyshja Droboniku – Fani dhe pikërisht pas kësaj ndeshje në krye të skuadrës erdhi Gersi Arbri. Ish futbollist i Tomorit dhe njëkohëssht një ndër pinjollët e familjes Arbri. Pasi u largua nga futbolli i luajtur ai vazhdoj punën në zyrë, si administratori i klubit të futbollit dhe më pas shumësportëshit Tomori. Pas kësaj ai u përzgjodh për drejtimin e ekipit duke e drejtuar Tomorin në tre ndeshje duke arritur dy fitore dhe një humbje. Tashmë Arbri do të ketë në ‘’dorë’’ merkaton  e klubit dhe arritjen e objektivit, e cila është sërish pesëshja e parë.
Fusha: Më shumë se rezultatet ajo ku ishte fokusi i klubit por edhe tifozerisë beratase ishte fusha e stadiumit “Tomori’’. Një histori që nisi në fundin e vitit të shkuar kur Bashkia Berat miratoj buxhetin për vendosjen e tapetit të ri të fushës por edhe një rikonstruksion të stadiumit. Një plan 2-vjeçar që do të mbyllet pikërisht në vitin 2018. Në këtë vit kalendarik luajti vetëm dy ndeshje në Berat të parën e këtij viti kundra Pogradecit dhe pas 316 e fundit kundra Naftëtarit. Për pjesën tjetër të sezonit u luajt në Kuçovë dhe në një rast edhe në Skrapar. Por tashmë tapeti i ri me bar artificial është vendosur dhe është bërë rikonstruksioni i pjesës më të madhe të stadiumit.
E ardhmja: Viti 2018 është edhe viti i 95 vjetorit të klubit ndaj nga të gjithë pritet diçka ndryshe. Bashkia Berat, si aksionerja kryesore është tani gat të nxjerrë aksionet në shitje. Por nën zë flitet edhe për një përpjekje që edhe nën pronësinë e Bashkisë sezonin e ardhshëm Tomori të këte një objektiv më madhor se pesëshja e parë./ beratinews

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re