TOMORI 3-0 TURBINA

Shënues: Mitraj 61′, Çaço 77′ (pen), Buba 90′

 

Formacioni i Tomorit: Kaloshi, Çaço, Bitri, Daci, Paja, Mersini, Sharavolli, Koleci, Gjonaj (Drabo 52′), Kopaçi (Hoxha 86′), Mitraj (Buba 81′)

Trajner: Gersi Arbri / Në dispozicion: (Haxhi, Xherimeja, Serdari, Mirani)

 

Formacioni i Turbinës: Hasanbelli, Bajrami (Gazheli 53′), Peqini, Sallaku, Pashaj, Taullau (Haxhidauti 67′), Cara, Roshi, Gërço, Bakiu, Çota

Në dispozicion: (Xhelili, Cami, Çollari, Ferhati, Doda)

 

Karton të verdhë: Gjonaj 50′ Bajrami 14′, Roshi 45′, Çota 82′

Karton të kuq: Sharavolli 6′ /Sallaku 6′

 

Arbitër: L.Mustafaraj, A.Shkreta, A.Bixhi (Tiranë)

Delegat: Agim Mone (Tiranë)

Vëzhgues: Fatos Koreshi (Tiranë)

 

Tomori e ka nisur 2018 në mënyrën më të mirë me tre gola dhe tre pikë duke arritur fitoren e tretë radhazi në kampionat. Ishte Turbina ‘’preja’’ e beratasve në këtë rifillim kampionati ku Tomori zhvilloj një ndeshje ‘’fotokopje’’ të fund 2017 ndaj Naftëtari.

Skuadra dhuroj një ndeshje të bukur duke e dominuar sfidën por pas një pjesë të bardhe në fraksionin e dytë vijnë edhe golat e Tomorit, plot tre. Fitore kjo që ngjit Tomorin me një shkallë më lartë në renditje duke ruajtur pikët e sigurisë ndaj shënkollit të vendit të gjashtë.

Serinë  e golave  ehap Mitraj në minutën e 61’ duke bërë një rikthim me gol në fanellën beratase. Më pas Çaço dyfishin shifrat nga pika e penalltisë. Në fund është i riu Buba që me një ‘’perlë’’ mbyll ndeshjen.

Ndërkohë të dyja skuadrat i kanë luajtur 84 nga 90 minuta me nga 10 futbollist pas përplasjes mes Sallakut dhe Sharavollit dhe gjyqtari Mustafaraj i largon me karton të kuq. Ndërsa trajneri i miqve u ndëshkua gjithashtu pas protestave me karton të kuq në minutën e 80’ duke e larguar nga pankina. Ndeshja mbyllet me një penallti të gabuar nga Bakiu për miqtë, i cili bashkë me kapitenin e cërrikasve Roshi riktheheshin, si ish.

Në fund fitoren skuadra ia dedikon kryebashkiakut dhe njëkohësisht presidentit të klubit, Petrit Sinaj, i cili dje ka festuar 43 vjetorin e lindjes.

Kronika e golave

Min 61’ Çaço hyn bukur në zonë dhe pason për Mitraj që me portën e boshatisur se ka problem të shënoj.

Min 77’ Drabo pengohet në zonë dhe ka 11 metërsh. Nga pika e bardhë godet Çaço duke dyfishuar rezultatin.

Min 90’ Është i riu Buba, i cili ‘’shpik’’ një perlë pas vertikalizimit të Mersinit.

Trajneri i Tomorit, Gersi Arbri

Trajneri Gersi Arbri ka folur pas ndeshjes për fitoren e arritur ndaj Turbinës. Beratasi është shprehur shumë i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, teksa ka përgëzuar elementet e rinj të ardhur nga ekipet zinxhire. “Kam pasur besim të plotë që në momentin e parë kur më është propozuar ky pozicion, pasi kam qënë në dijeni që në këtë skuadër ka lojtar mjaft cilësor dhe elemente të rinj nga moshat që kërkojnë një përkushtim dhe mbështetje maksimale. Këta lojtar kanë kualitet, meritë dhe pjekurin e duhur, ku besoi se kjo gjë na e bënë edhe më të lehtë bashkpunimin midis njëri-tjetrit. Ata duhet të kërkojnë akoma më shumë ndaj vetes, pasi e meritojnë të qendrojnë në nivele të larta dhe besoi se shumë shpejt do t’ia dalin. Përsa i përketë ndeshjes, ky takim ishte totalisht i dominuar, pasi për këtë kemi punuar gjatë gjithë kësaj kohe dhe në fund ia kemi arritur për të marrë rezultatin që kemi dashur. Objektivi ende nuk është i mbyllur. Kemi ende pikë që duhen grumbulluar me patjetër, mirëpo gjatë kësaj kohe po i kushtojmë një vëmendje shumë të madhe edhe elementeve të rinj, duke i promovuar dhe duke i dhënë mbështetjen tonë maksimale për të bërë hapin e madhë. Këtë fitore lojtarët dhe stafi teknik ia dedikon kryebashkiakut Petrit Sinaj, i cili (dje) të shtunën kishte ditëlindjen”. Sakaq, trajneri Arbri ka replikuar edhe në lidhje me deklaratën e trajnerit Bardhi, duke thënë se kolegët duhet ta vlerësojnë skuadrën e Tomorit për atë që jep në fushë. “Ky është një opinion ndryshe nga ai i imi. Unë e vlerësoi dhe e respektoi mendimin e kolegut tim, por besoi se favorizimi ishte në krahun kundërshtar dhe gjithçka i pa fare mirë në pjesën e parë. Tomori nuk kërkon favore nga asnjë arbitër, ajo që ne kërkojmë është drejtësi për të dy kundërshtarët dhe më pas fitoren ta marrë ai që luan më bukur dhe dhuron spektakël”, e mbylli Arbri.

 

ishte pikërisht ky gjyqtar që favorizoi në pjesën e parë Turbinën

 

 

Trajneri i Turbinës, Sinan Bardhi

Trajneri i Turbinës, Sinan Bardhi është treguar mjaft gjaknxehtë në deklaratën e dhënë për “Panorama Sport” pas ndeshjes, duke akuzuar drejtpërdrejt gjyqtarin Mustafaraj për disfatën që skuadra e tij ka pësuar. Bardhi ka injoruar në këtë mënyrë fitoren e vendasve, teksa sipas tij, fituesi ishte kryesori i këtij takimi, që me vendimet e tij ndikoj direkt në rezultatin e lojës. “E meritoi fitoren arbitri. Goli i parë ishte në pozicion jashtë loje dhe penalltia e akorduar ishte jashtë zone. Nuk kam se çfarë t’i komentoj më shumë këtij takimi. Madje, na mohoi një penallti dhe më pas dha një tjetër kot së koti ku qeshi dhe i gjithë stadiumi. Nuk mund të luhet më në këto kushte. Është qesharake ajo që ndodhi“, u shpreh Bardhi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re