Fundi i vitit është edhe momenti i mbylljes së aktiviteteve qofshin këto edhe sportive dhe Tomori i Berat ia ka dalë të fitoj dy kupa. Trofe këto që vijnë në dy sporte tashmë të kthyer në traditë dhe fitues për shumësportëshin beratas, gjimnastikë dhe pingpong.
Tomori ka fituar Kupën e Shqipërisë në pingpong në turneun e zhvilluar në Vlorë. Në këtë aktivitet morën pjesë 10 ekipe, ato që u kualifikuan në finale ishin: Studenti, Flamurtari, Teuta dhe Tomori. Skuadra beratase u shfaq konkurruese, si për djem edhe për vajzat.
Skuadra e Tomorit për djem u shpall kampione për të 12 herë radhazi duke vendosur një ‘’diktaturë’’ në këtë sport. Sportistët beratas u vlerësuan më të mirët e aktivitetit me veteranin Ilir Shabani dhe më të rinjtë Ronaldo Karkanjozi e Jani Gabeshi.

Ndërsa në garën për vajza sërish Tomori u shfaq konkurrues duke u renditur e dyta dhe meritoj titullin e skuadrës nënkampione. Është viti i tretë radhazi që vajzat e Tomorit renditen në këtë pozicion ndërsa sportistet Kamela Katillari, Bela Selenica dhe Anxhela Gorani ishin ndër më të mirat e turneut.
Sukseset në këtë sport priten edhe për vitin pasardhës falë punës së madhe të bërë nga trajnerët Xhoxhi Skufi dhe Ilir Shabani.
Por menjëherë pas pingpongut sporti tjetër që sjell trofe në Berat është ai i gjimnastikës me trajnerët, Elton Pupa dhe Shkëlqim Muhameti. 12 ekipe pjesëmarrëse në kampionatin e gjimnastikës artistike zhvilluar në Shkodër dhe Tomori ka dalluar edhe këtu.
Klubi Tomori ka marrë pjesë me dy ekipe për të rritur dhe skuadrën olimpike për të rinj. Pas konkurrimit dhe rivalitetit të fortë mes ekipeve pjesëmarrëse, ekipi i Tomorit për të rritur u vlerësua skudra më e mirë e këtij aktiviteti për të rritur. Kështu Tomori u shpall Kampion Kombëtar i Gjimnastikës Artistike për të rritur.

Në një pritje që kryebashkiaku Petrit Sinaj bëri për kampionët u premtoj atyre uniforma dhe rikonstruksionin e palestrës dhe pikërisht kjo e fundit u miratua edhe në plan buxhetin e Bashkisë Berat për vitin 2018, e cila pritet të jetë një shkak për tituj të tjerë./ Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re