Kanë luajtur në fundjavë edhe skuadrat e moshave mes tyre edhe ato të Tomorit U17 dhe U19. Skuadra U19 ka vazhduar të fitoj duke ruajtur kreun ndërsa ajo U17 gjen fitoren e parë në këtë kampionat pikërisht në datën 1 prill. Me këto ndeshje u mbyll edhe faza e dytë për Kategorinë e Parë në futbollin e moshave.

Kundërshtari i dyfishtë për dy skuadrat e moshave beratase ka qënë skuadra e Vlorës dikur kur skuadra Tomori luajti në Kategorinë e Dytë krijuan edhe një rivalitet nteresant.

Skuadra e Tomorit U19 arriti një fitore të madhe me 7 gola që e mban plot 7 pikë larg Termit që mbetet i dyti edhe pas fitores. Protagonisti kryesor ka qënë Lirëza, i cili ka shënuar 3 herë në këtë shtatë golësh të beratasve. Për ta plotësuar atë me nga një gol kanë shënuar emrin e tyre edhe Zogaj, Ruçi, Qengji dhe Ismaili. Kështu djemtë e Drobonikut vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt ngjtjes në Kategorinë Superiore.

Një fitore të rëndësishme arrin edhe skuadra U17 që më në fund gjen fitoren e parë sezonale përballë bashkëmoshatarëve të tyre të Vlorës. Skuadra U17 ka treguar një fytyrë shumë të ndryshme nga ajo e U19. Së fundmi skuadrën e ka marrë nën drejtim ish trajneri i tyre dhe zëvendës trajneri i ekipit të parë Kelmend Agalliu që gëzon tashmë edhe triumfin e parë por skuadra mbetet e fundit me 2 pikë larg Vlorës që është e parafundit. Edhe kjo fitore ka ardhur me përmbysje pasi fillimisht vlonjatët shënojnë dy herë me Mezinin dhe Kamberajn por barazimi siglohet brenda fraksionit të parë me golat e Nazeraj dhe Bullarin. E gjithë kjo ka ndodhur brenda 24’ minutave duke u shënuar plot 4 gola. Ndërsa ndeshja vendoset me nisjen e pjesës së dytë nga goli i sulmuesit Nazeraj nga pika e bardhë./Berati.TV

Tomori U19 – Vlora U19   7-0

Shënues: Lirëza 8’, 21’, 42’, Zoga 53’, Ruçi 68’, Qengji 83’, Ismaili 88’

Tomori: Memlika(Aliaj 64’), Lamaj, Korkuta, Hysaj(Çobo 69’), Tabaku, Nasufi(Toska 65’), Germau(Ruçi 47’), Qengji, Koka, Zoga, Lirëza(Ismaili 57’). Tr. I. Droboniku

Vlora: Kamberaj, Leka, Borakaj(Shkurtaj 58’), Kallmi, Koçi, Islamaj, Arapi, Dervishaj, Bregaj(Kondaj 55’) , Nazaj(Kasa 56’), Veizaj. Tr. E. Duraj

Tomori U17 – Vlora U17  3-2

Shënues: Nazeraj 22’, 47’(pen), Bullari 24’/ Mezini 12’, Kamberaj 15’

Tomori: Muço, Llupi(Sherri 70’), Guri, Shulla(Tabaku 52’), Hada, Karadaku, Sakolli, Bullari(Bajrami 58’), Arëza, Kosova(Gorezi 60’), Nazeraj. Tr. K. Agalliu

Vlora: Rexho, Dine, Mamaj, Xhafa, Hitaj, Duni, Tare, Mezini, Matodashi, Kamberaj, Troqe(Çipi 50’). Tr. L. Gjondeda

Gjyqtarë: O. Yzeiraj, A. Topi, A. Mustafa (Patos)

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re