Tomori U19 ka marrë atë ‘’qershinë mbi tortë’’ të sezonit pasi sot fitoj edhe finalen e kampionatit të Kategorisë së Parë U19. Skuadra e të rinjve beratas e drejtuar nga trajneri Iken Droboniku ka zhvilluar një sezon fantastik duke dominuar grupin B ku gjendeshin skuadra si: Lushnja, Apolonia, Butrinti apo Termi një skuadër e re kryeqytetase, e cila ishte edhe rivalja kryesore e sezonit.

Por sot është finalja e kësaj kategorie kundra Ilirisë së Fushë Krujës, e cila ishte edhe fituesja e grupit A. Tomori ka fituar duke dominuar një ndeshje të luftuar nga të dy skuadrat por në fund janë beratasit ata që gëzojnë.

Pjesa e parë mbyllet me fitoren 1-0 dhe goli që vendosi këtë fraksion u shënuan në minutën 11’ nga Koka. Por në këtë pjesë kemi edhe dy kartona të kuq nga një për secilën skuadër pas një konflikti të krijuar. Abazi për Ilirinë dhe Lamaj për Tomorin ndëshkohen me kartona të kuq në minutën e 38’ duke lënë skuadrat me nga një futbollist më pak.

Pjesa e dytë nis me një tjetër gol dhe sërish shënon Tomori, i cili dyfishon me Tabakun duke hedhur një hap drejt trofeut. Por të rinjtë fushëkrujas mbajnë ndeshjen të gjallë duke shënuar me Gjinin por deri në fund nuk ndryshon dhe Tomori shpallet kampion i kësaj kategorie. Nga sezoni i ardhshëm Tomori U19 do të luaj në Kategorinë Superiore./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re