Skuadrat e moshave tek Tomori nisën këtë javë fazën e tretë dhe të fundit në kampionat dhe kundërshtari i dyfishtë ishte skuadra private Durrësi 04. Por beratasit e vegjël vazhdojnë në të njëjtën histori me skuadrën U19 që vazhdon fitoret dhe afron gjithmonë e më shumë Kategorinë Superiore për këtë moshë dhe ajo U17 që edhe pas fitores së javës së shkuar nuk ia del mbanë të mbajë ritmin.

Skuadra e drejtuar nga Iken Droboniku vazhdon të fitoj edhe këtë herë ia ka dalë përballë Durrësi 04 por fitorja nuk ka qënë edhe aq e thjeshtë. Ndeshja është vendosur në pjesën e parë me durrësakët që shënojnë të parët. Është Paolo Bani ai që kalon miqtë në avantazh me golin e tij në minutën e 19’. Përmbysja e Tomorit vjen brenda këtij fraksioni me dy gola të shënuar nga sulmuesi Raen Ismaili. Fillimisht në minutën 38’ ai barazon shifrat dhe dy minuta më pas i jep fitoren e rëndësishme Tomorit.

Ndërsa skuadra U17 pëson një humbje turpëruese kështu edhe pas fitores së javës së shkuar ndaj Vlorës, Tomori U17 nuk mban dot të njëjtin ritëm. Kjo humbje e mban sërish Tomorin U17 në vendin e fundit në një kampionat që shkon gjithmonë dhe më keq për paratërinjtë beratas. Për miqtë vendosin golat e shënuar 3 herë nga Kuqi, dy nga Sulejmani dhe nga një gol shënojnë Derti dhe Gjoka. Ndërsa golin e nderit për Tomorin e shënon Bashkim Kanani./Berati. TV

Tomori U19 – Durrësi 04 U19  2-1

Shënues: Ismaili 38’, 40’/ Bani 19’

Tomori U17 – Durrësi 04 U17  1-7

Shënues: Kanani 60’/ Kuqi 8’, 21’, 59’, Sulejmani 25’, 38’, Derti 63’, Gjoka 69’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re