Edhe kjo javë është mbyllur me të tjera lëvizje tek Tomori njëra në hyrje dhe tjetra në dalje. Kishte disa ditë që stërvitej në Berat mbrojtësi brazilian Rodrigo dhe më në fund ka gjetur gjuhën e marrëveshjes me klubin duke u bërë kështu zyrtarizimi i shtatë për këtë sezon të ri. Zhan Rodrigo është një qendërmbrojtës dhe afrimi i tij është i rëndësishëm pas largimit të dy qendërmbrojtësave të sezonit të shkuar Bitri dhe Daci. Ai luan me këmbën e majtë dhe kjo e bën një futbollist të rëndësishëm në organikë dhe që mund të përdoret edhe në të majtë të mbrojtjes.

Por në Berat ka edhe largime kështu pas atyre të Bitrit dhe Hysenit një tjetër futbollist i shkollës beratase është larguar nga Tomori. Bëhet fjalë për mesfushorin 18 vjeçar Krisild Zoga, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e skuadrës kampione të Kategorisë së Parë në kampionatin U19. Po ashtu me 19 gola të shënuar edhe pse një sulmues krahu ai u shpall golshënuesi më i mirë i kampionatit. Por duket se shpërthimin e tij tashmë Zoga do ta vazhdoj në Fier tek Apolonia një rrugë që shpesh herë e kanë marrë talentet beratase.

Ndërkohë me nisjen e javës së re priten të tjera firma dhe skuadra të formatohet përpara nisjes për fazën përgatitore që do të zhvillohet në Sarandë./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re