Mbyllet në barazim testi i parë miqësor dimëror për Tomorin përballë Albpetrolit që militon në Kategorinë e Dytë. Ky ishte edhe prezantimi i parë edhe pse në një miqësore për trajnerin Santiliano Dule në këtë rikthim në pankinën beratase. Ndeshja është vendosur në fraksionin e parë të lojës me golin e shënuar fillimisht nga patosarakët me Mandinë dhe barazimin e Tomorit me Dervishin. Pjesa e dytë e ka humbur shumë ritmin edhe për shkak të zëvendësimeve të shumta të bërë nga të dy teknikët e skuadrave. Tekniku Dule kishte eksperimentuar pak në mbrojtje nisur edhe nga munegsa e dyshes Beci – Mujkiç por edhe Mersinit duke vendosur në qendër të sapoardhurin Dore dhe në krah të tij Shaqen. Ndërsa Gëzim Hoxha që ende pret firmën për rikthimin në Berat luajti në krahun e djathtë dhe Paja që me shiritin e kapitenit sot në krah në të majtë.

Ndeshja nis me Tomorin që kërkon të shfaqet dominues duke kontrolluar lojën me pasime të shumta por pa shënuar asnjë rast të rrezikshëm në portën e Bashollit. Por nëse nuk shënohet asnjë rast në portat respektive ndodh një debat verdal mes portierit Kaloshi dhe trajnerit Dule për shkak të një topi të gabuar në pasim nga gardiani lushnjar. Kjo sjell edhe zëvendësimin  e tij kur ishin luajtur vetëm 10 minuta lojë. Ndërkohë janë miqtë që shënojnë të parët me Mandinë që përfiton nga një kthim i gabuar i topit i Dore dhe pasi driblon edhe portierin Braçe e depoziton topin në rrjetë. Goli i pësuar ‘’zgjon’’ beratasit që reagojnë fillimisht me Shaqen që godet bukur me kokë pas një krosimi të Dervishit nga këndi por është Basholli që shpëton. Më pas janë Ogbodike dhe Drabo që kanë të tjera mundësi të mira shënimi por pa konkluduar saktë. Barazimi do të vij në fund kur Dervishi është i saktë të dërgoj në portë një top të mbetur në zemër të zonës pas goditjes standarte të Pajës.

Pjesa e dytë nis me një zëvendësim në sulm kur afrimi tjetër i janarit hyn në fushë në vendin e Ogbodike. Beratasit janë menjëherë kërkues kur pas asistit të Sharavollit janë drabo dhe Koleci që gabojnë në tentativat e tyre. Më pas është Kumani që pasi i driblon të gjithë gabon në finalizim ndërsa shkodrani Galica kërkon të shfaqet menjëherë duke provuar në dy raste për të kaluar Tomorin përpara por pa saktësinë e duhur. Zëvendësimet e shumta në të dy skuadrat e ulin pak rimtin dhe janë miqtë ata që kërkojnë të përfitojnë dhe krijojnë dy mundësi të mira shënimi ku fillimisht goditja e Beshirit largohet në vijën fatale nga Dore me Braçen të mundur dhe më pas është guardian korçar që tregohet i gatshëm pas goditjes së Ballës. Në fund është Galica që kërkon të bëhet personazh por as ai nuk ia del të shënoj dhe ti jap fitoren skuadrës në këtë test miqësor të janarit./ Berati. TV

Tomori 1-1 Albpetrol

Shënues: Dervishi 45+1/ Kumanaku 20’

Tomori: Kaloshi, Hoxha, Dore, Shaqe, Paja, Dervishi, Kumani, Koleci, Sharavolli, Drabo, Ogbodike. Tr. S. Dule(U aktivizuan: Braçe, Hadaj, Xherimeja, Gjonaj, Qengji, Frajdej, Dyca, Galica, Mahmutaj)

Albpetrol: Basholli, Kapo, Hatia, Sako, Prifti, I. Lalaj, A. Lalaj, Hënxa,Hasimetaj, Mandia, Kumanaku. Tr. E. Demiraj(U aktivizuan: Muharremi, Nasto, Siqeca, Hamiti, Çërraga, Balla, Fasko, Muhametaj, Beshiri)

Kartonë të verdhë: Hënxa, Kapo

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re