Skip to content

Tomori/ Vijnë edhe katër firma

fktomori

Edhe në mbyllje të kësaj jave përgatitore Tomori ka hedhur të tjera firma të rëndësishme për sezonin e ri. Me synimin e Superiores edhe lëvizjet po bëhen ngadalë dhe të studiuara.

Në dy ditë kanë ardhur edhe katër zyrtarizime nga të cilat tre janë futbollist që kanë luajtur në Berat edhe sezonin e shkuar ndërsa vetëm njëri është afrim i ri.

Genald Sharavolli ishte konfirmimi i parë, një futbollist i rëndësishëm në krahët e mesfushës dhe ka qënë një element i rëndësishëm për skuadrën beratase dhe shpesh ia ka dalë të zgjidh edhe ndeshjet.

Endri Mersini ka vendosur të vazhdoj edhe një vit në Berat kur gjatë vitit të shkuar ishte një ‘’xholi’’ i vërtetë për trajnerët e Tomorit duke mbuluar disa pozicione në mbrojtje dhe mesfushë.

Ndërsa gjatë ditës së sotme kanë ardhur edhe dy firma të tjera ajo e mbrojtësit Paja, i cili edhe këtë sezon do të mbuloj krahun e majtë të mbrojtjes. Po ashtu, firmosi edhe një prurje e re, braziliani me pashaportë italiane Andre Marchiori de Oliveira. De Oliveira luan, si mbrojtës dhe shihet si një alternativë e rëndësishme në qendër dhe në krah të mbrojtjes./Berat.TV

39227237 2351058951578935 3577581017378062336 n 39393138 2353269164691247 5651484256325599232 n 39408938 2351058904912273 8062744944307077120 n 39441150 2353269221357908 6625506465949941760 n