Pas largimit të Ervis Çaço në këtë merkato dimri drejt Besës, Tomori ka zgjedhur edhe kapitenin e ri për pjesën e dytë të sezonit. Do të jetë mbrojtësi 27 vjeçar beratas, Doraldo Paja kapiteni i skuadrës.
Paja e ka mbajtur edhe më herët këtë shirirt në ndeshje të caktuar dhe fakti që është një ndër futbollist me më shumë vite tek Tomori i ka dhënë këtë shirit.
Sipas asaj që njofton klubi në faqen e vet zyrtare është një vendim i drejtuesve të klubit dhe stafit teknik përzgjedhja e Pajës, si kapiten për pjesën e dytë të sezonit.
Ndërkohë dy ndeshjet miqësore të janarit është pikërisht Paja që i ka nisur si kapiteni i skuadrës./Berati.TV

