Pikërisht në ditën e fundit të vitit 2018, Tomori ka përzgjedhur teknikun beratas, Santiliano Dule, si trajnerin e ri të Tomorit. Pas largimit të Devollit, Dule bëhet trajneri i tretë që do të drejtoj Tomorin në këtë sezon.

Pas largimit të Devollit ishin përfolur disa kandidatura por duket se pikërisht Dule ishte zgjedhja e parë e klubit dhe pas një bisede që ai bëri dje me drejtuesit e klubit sot erdhi edhe firma me kryetarin e bashkisë. Skuadra pritet të grumbullohet më datë 5 janar dhe nga aty do të nis përgatitjen për pjesën e mbetur të sezonit ku objektivi parësor do të jetë sigurimi i pesëshes së parë në grupin B të Kategorisë së Parë.

Ky do të jetë një rikthim për trajnerin Dule në stolin e Tomorit pasi e drejtoj këtë skuadër edhe në fazën e parë të sezonit të shkuar. Ndërsa më pas u rikthye sërish në klub, si trajner i Tomori U17 ku u bë personazh këtë vit në dy raste. Së pari, ishte ai sherr masiv që përfshiu atë, skuadrën e tij por edhe tifoz beratas në ndeshjen ndaj Apolonisë për të cilën u pezullua me 8 ndeshje. Por dhe falsifikimet e futbollistëve të skuadrës së tij për të cilat u penalizua edhe klubi Tomorit.

Njoftimin zyrtar e ka dhënë vet klubi në faqen e vet zyrtare ku ka marrë edhe prononcimin e trajnerit të ri të skuadrës:

🎙 Santiliano Dule në një prononcim ekskluziv për “FK Tomori Albania

“Ndihem i lumtur që më është besuar pikërisht mua drejtimi i skuadrës në një situatë jo fortë të mirë rezultatesh. Jam njohur nga afër me planin e klubit dhe nuk kam hezituar aspak për të pranuar një ofertë të tillë. Tomori për mua është si dashuria e një nëne për femijën e vetë, duke dëshiruar që ta shikoj atë gjithnjë sa më mirë dhe të bëhet një shëmbull për t’u ndjekur. E njoh 50% e skuadrës, ku duhet të them që ka emra të mëdhenj, si Çaço, Sharavolli, Paja, Kaloshi, Mersini dhe Koleci, të cilët i kam pasur nën urdhërat e mia në sezonin 2017-2018. Gjithashtu, ndihem i lumtur që do të kem në dispozicion futbollist si: Mujkiç, Beci, Friday, Dyca, Kingsley e Gjonaj, për të cilët mund të kenë ‘zili’ shumë klube të Kategorisë së Parë. Dëmtimet dhe penalizimet i ka bërë ata që mos të tregojnë 100% e tyre. Me shumë besim e them se do të minimizojmë dy problemet kyçe të mësipërmë. Krahas kësaj skuadra ndodhet në një pesimizëm që e ka mbërthyer prej disa javësh dhe kjo nuk i shërbenë askujt.

Merkato? Më duhen 3-4 prurje për të rritur nivelin dhe konkurrencën brënda grupit.

Kalendarin e kemi ne favorin tonë, por jo pikët. Besoj se do t’i fitojmë të tre ndeshjet dhe më pas do të jetë ecuria e kundërshatrëve që do të vendos fatin tonë.

Gjej rastin t’u uroj Vitit të Ri të gjithë tifozëve të skuadrës, stafin teknik, futbollistët dhe presidentit e klubit Petrit Sinaj. Shpresojmë që ky vit të jetë sa më pozitiv dhe të shmangim gabimet që kanë penalizuar këtë skuadër gjatë kësaj periudhe”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re