Skip to content

Tomori zyrtarizon edhe gjashtë dhe niset drejt Sarandës

tomoriteam

Tomori sot ka bërë edhe gjashtë zyrtarizime të tjera në shërbim të sezonit 2018 – 2019 ndërsa skuadra është nisur drejt Sarandës ku do të vazhdoj deri javën e ardhshme fazën përgatitore.

Kristi Joti do jetë afrimi më i fundit i beratasve me mesfsuhorin tiranas që vjen në huazim nga Kukësi. Sezonin e shkaur është aktivizuar vetëm në gjashtë takime dhe Joti preferoj Beratin për të patur më shumë hapësira.

Po ashtu risi në Berat do të jetë edhe korçari Klevis Shaqe që do të zëvendësoj mesfushorin tiranas Alvi Ahmetaj, i cili edhe pse ishte ndër të parët që firmosi në Berat për arsye shëndetësore është larguar nga skuadra. Po ashtu edhe sulmuesi beratas që vjen nga Greqia Klaudio Mahmutaj, të cilin vetëm procedura e dokumentave ia humbën mundësinë që të ishte pjesë e skuadrës që në janar.

Nga sezoni i shkuar konfirmimi i radhës është mesfushori kurbinas Salvador Gjonaj, i cili pasi iu bashkua skuadrës në janar do të vazhdoj edhe për një sezon tek Tomori.

Ndërsa për mesfushor kuçovar Ardian Gega dhe sulmuesin beratas Aldo Dervishi ky do të jetë një rikthim në skuadër. Tani klubi synon afrimin edhe të një portieri dhe një mbrojtësi qendre për të plotësuar skuadrën për sezonin e ri.

Kështu skuadra tashmë e plotësuar me 20 elementë ku bien në sy edhe të rinjtë beratas Xhulio Serdari, Ariel Drabo, Antonio Qëngji dhe Sali Kumani është nisur drejt Sarandës. Fundjavën tjetër skuadra pritet të rikthehet në Berat ku edhe trajnerët Arbri e Agalliu do u jepin dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e parë në kampionat ndaj Lushnjes./Berati.TV

1a068ed8 2555 4644 ac11 d2dd021d964b 6ae98b28 60e8 4e81 9e0b fd6710de0f41 23f7535c 122a 4b2c a4f2 7da3d3bc9e59 68f41b7a a274 4777 b8d2 db75e43edb4d 753f3bbf 9ee8 423d 9f79 38afe0011112 55897c51 f94c 4f11 b1a7 6e63570b3b86

Lista e plotë e futbollistëve që janë nisur në Sarandë:

Mikel Kaloshi,

Ervis Çaço,

Jean Rodrigo,

Andre Marchiori,

Doraldo Paja,

Xhulio Serdari,

Eristotel Koleci,

Salvador Gjonaj,

Ardian Gega,

Ariel Drabo,

Genald Sharavolli,

Bright Friday,

Kingsley Ogbodike,

Endri Mersini,

Kristi Joti,

Klevis Shaqe,

Aldo Dervishi,

Klaudio Mahmutaj,

Antonio Qëngji,

Sali Kumani