Sot Tomori do të luaj sfidën përmbyllëse në këtë sezon të dështuar në Kategorinë e Parë kundra Pogradecit. Pas ndeshjes së humbur javën e shkuar në Cërrik, Tomori edhe matematikisht zbret një kategori më poshtë dhe sfida që do të luhet ndaj liqenorëve do të vlejë vetëm për statistika.

Por nëse kishte edhe një shpresë sa do të vogël për Tomorin për të vazhduar edhe sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë ajo është shuar. Dënimi i Kamzës pas incidenteve të ndodhura në sfidën me Laçin dhe zbritja direkte në Kategorinë e Dytë, hapte rrugën për një skuadër që do e zëvendësoj në Kategorinë e Parë. FSHF e kishte vonuar këtë vendim dhe shumë skuadra kishin shpresuar se mund të kishin fatin të merrnin vendin e saj në nivelin e dytë në futbollin shqiptar.

Por pikërisht dje, FSHF ka zbuluar vendimin dhe me Kamzën që zbret në Kategorinë e Dytë do të jetë një finale që do të vendos skuadrën që do të marë vendin e saj në Kategorinë e Parë. Kështu në fundin e kampionatin dy skuadrat që  e përfundojnë sezonin në vendin e parafundit në të dy grupet e Kategorisë së Parë do të luajën sfidat e play outit të alternuar me vendet e dyta në Kategorinë e Dytë. Nëse dy skuadrat fituese qëndrojnë në Kategorinë e Parë ato që do të humbin do të zhvillojnë një tjetër finale se kush merr vendin e Kamzës në Kategorinë e Parë.

Kështu asnjë shans për Tomorin dhe Vorën që e kanë përfunduar në vendin e fundit kampionatin por as për skuadrat që do e mbyllin të tretat në Kategorinë e Dytë./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re