FSHF në futbollin shqiptar është futbollisti më i mirë në fushë, në çdo ndeshje është një “top player’’.  Kjo ishte ideja e parë që më erdhi në mendje pas vendimit të dalë ndaj Tomorit nga Komisioni i Disiplinës. Në fakt Tomori kurrë nuk ka qënë një ekip i dashur nga FSHF-ja dhe asnjëherë nuk ka përfituar diçka përkundrazi thuajse gjithmonë e ka pësuar. Simbol në Berat është titulli kampion i humbur në sezonin 1999-2000, i humbur jo vetëm në fushë por edhe për shkak të një vendimi të marrë nga FSHF e atëhershme duke ndryshuar rregullat në mesin e sezonit.

Nëse na duhet të gjejmë një rast të dhimbshëm edhe më të afërt mund të përmendet sezoni 2014-2015 kur Tomori dhe Erzeni luajtën një ndeshje playoff se kush do të qëndronte/ngjitej në Kategorinë e Parë dhe ishte Kridens Meta njeriu që vendosi ndeshjen por pa top sepse i mjaftoj një bilbil dhe stema e gjyqtarit të FSHF-së.

Por e njëjta histori po shihej edhe këtë sezon kur në disa raste mungesa e rezultateve vinte edhe prej vendimeve arbitrare në kurriz të Tomorit. Transfertat ndaj Besës dhe Orikut janë dy nga shembujt që mund t’i përdor jo vetëm për gjykimin e padrejtë në kurriz të Tomorit.

Por FSHF duket se po kërkonte ‘’qershinë mbi tortë’’ për të kompletuar sezonin fantastik anti Tomor dhe këtë e zgjodhi ta bëntë ndaj Apolonisë. Në fushë për të gjykuar ndeshjen ishte Elidon Halo krejtësisht i papëlqyer nga klubi beratas për shkak të vendimeve të njëanshme të sezonit të shkuar në ndeshjen përballë Bylis. Klubi menjëherë sapo u njoh me emrin e tij kërkoj ndryshimin e tij por askush nuk iu përgjigj. Ndërsa ndeshja përligji atë që të gjithë e mendonin në Berat me një gjykim skandaloz të Elidon Halos.

Pavarsisht kësaj në fund Tomori fitoj por Komisioni i Disiplinës dhe Apelit konfirmuan njëri-tjetrin duke ia dhënë fitoren në tavolinë skuadrës fierake dhe dënimi në Berat i preku të gjithë: ekipin, trajnerët, stadiumin, klubin dhe tifozët, fundja më keq nuk kishte ku të shkonte.

Sigurisht sepse sipas FSHF-së Tomori edhe Berati ishte vendi tipik që mund të bëhej shembull. Tomori është penalizuar nga gjykimi, ofendimet në kor, sjellja brutale në fushë, madje edhe një fushë krejt e papërshtatshme për të luajtur futboll apo edhe invadime fushe në Kavajë edhe Orikum por as Besa dhe as Oriku nuk u prekën prej saj.

Në Kamëz gjatë ndeshjes Kukësi – Laçi u godit me sende të forta anësori i ndeshjes apo në në Korçë gjatë ndeshjes Skënderbeu – Partizani në fushë u hodhën topa bore por sërish aksush nuk e pësoj dhe këto ishin vetëm shembujt e fundit të standarteve që FSHF përdor.

Në sfidën e javës së shkuar Besa – Egnatia vetëm një ditë përpara përballjes së Tomorit ndaj Apolonisë u krye një teatër i shëmtuar por sërish askush se vuri ujin në zjarr sepse se ka pas aty mendjen ‘’top player-I”.

Gjatë këtij sezoni Tomori nuk ka pasur asnjë penalizim për sjellje të gabuar të tifozëve para ndeshjes me Apoloninë edhe pse në dy raste ka humbur, si ndaj Bylis apo Egnatias. Fundja kemi pranuar atë verdikt që fusha dha e pandikuar nga faktor të jashtëm.

Kundra Apolonisë Halo nuk e ka ndalur në asnjë moment ndeshjen për shkak të ofendimeve ndaj tij apo Koço Kokëdhimës dhe zgjodhën që trimërinë ta tregojnë në FSHF, ku për të fshehur palaçollëqet e tyre zgjodhën të godisnin Tomorin.

Tashmë Tomori është vënë në rreth dhe ndonjë skuadër që synon të qëndroj në Kategorinë e Parë ka blerë ‘’top playerin’’ për ti rënë një tjetër ekipi më qafë dhe duket se ekipi i zgjedhur është Tomori.

Opinion nga Elton Çela

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re