Deputeti demokrat Tomorr Alizoti ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Lulzim Bashës nga Partia Demokratike, pas rezultateve zhgënjyese të 6 Marsit.

I ftuar në ‘Radari Informativ’ në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, Alizoti i quajti absurde justifikimet e Bashhës për të mos u larguar nga PD.

“‘U shokova kur dëgjova që tha nuk ka humbur asnjë garë, kjo kalon në kufijtë e çmendurisë. Partia e tij ka dalë e treta.

PD nga ana historike e rrezikonte mazhorancën. Unë mendoj se nuk duhet të kalojë asnjë minutë, Basha duhet të tërhiqet”, tha Alizoti.

Sa i përket deklaratës së Bashës i cili tha se nuk njeh asnjë humbje, Alizoti tha se kreu i PD nuk jeton me realitetin.

Sipas tij është e palogjikshme që të qëndron në krye të një partie të cilën e ke shkatërruar.

“U shokova kur dëgjova deklaratën e tij se ai nuk njeh humbje. Ky njeri sikur vjen nga Kozmosi. Ai duhet të largohen menjëherë”, deklaroi Alizoti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re