Tonelata prodhime bujqësore në fshatin Goriçan janë hedhur kanaleve,fermerët të falimentuar.

Fermerët:-“Jemi zhytur në borxhe e kredira,s’kemi përfituar asnjë ndihmë nga shteti. Kemi frikë të flasim në media se kryebashkiakja e Dimalit hakmerret ndaj nesh”

Është për të ardhur keq kur përshkon në këmbë fshatin më prodhues në qarkun e Beratit,fshatin Goriçan.

Tonelata me prodhime bujqësore të këtij fshatin në bashkinë Dimal janë hidhur buzë kanaleve,rezervuarve,lumenjve dhe tokave bujqësore.
Fshati Goriçan në Kutalli është një nga zonat më prodhuese e cila ka edhe eksportin më të madh në treg,ndërsa ditët e sotme është drejt falimentimit të plotë.

Mungesa e tregut të shitjes dhe neglizhenca totale e shtetit për ti ndihmuar me subvensione apo grante,ka bërë që prodhimet e tokave bujqësore në fshatin Goriçan të kalbet e të mbeten “stok” dhe kjo situatë e rënduar i ka çuar fermerët drejt falimentimit. Fermerët shprehen se,për shkak të mungesës së tregut dhe uljes drastike të çmimit të prodhimit vendas në tregje,prodhimi i tyre u dëmtua dhe u hodh kanaleve.

“Ne fermerët kemi falimetuar.Tashmë nuk i mbjellim dot më serat e tokat bujqësore pasi nuk kemi më të ardhura për të investuar në prodhim.Nuk kemi pasur kurrë ndihmë nga shtetit pasi nuk kemi marrë asnjëherë subvensione apo grante.Jemi kredhur në kredira dhe jemi në borxh me furnitorët e pesticideve e fidanëve,tani nuk mund të ushqejmë dot familjet. Bujqësia në Goriçan ka përfunduar,kanalet janë mbushur plot dhe ne s’kemi me se të jetojmë”, -shprehen fermerët.

Fermerët deklarojnë se ndihen të frikësuar të dalin në media dhe të ankohen pasi ndaj çdokushi që del në televizor dhe ankohet-shprehen ata-kryebashkiakja e Dimalit hakmerret në çfarëdolloj forme.

Intervista me fermerët:
-Shteti nuk jep asnjë kokërr leku. Ne kemi një bashki, që ka taksat më të larta dhe shiko plehrat. Nuk ka ndriçim, kam 30 vjet që paguaj.
Shiko kanalet me mbeturina!

Gjynah se tërë prodhimin e kemi anës rrugës, edhe unë që kam moshë të madhe do iki, rri kot këtu.

S’ka shtet! Po kalben prodhimet, po mbarojmë, po ikim! E çon në Pazar dhe nuk e merr njeri, puno e hidh lekë e mos të marr, ne dy pleq.

-Zoti kryeministër ja tek i ke, mbase na sjell ata ambientalistët por nuk ka landfill edhe pse paratë janë hedhur. Ja prodhimi im, kam dy fëmijë në shkollë të lartë, cfarë pune të bëj tjetër? Nga emigracioni jam kthyer.

U ktheva në 2013 me pretendimin se do na ndihmonte në shteti, na futi në kredi e na bëri gropë. Kam shkul domaten dhe e kam hedh jashtë, 150 kilogramë domate.

Kam mbjellë sallator, dhe shiko si është! Bujqësia është shtëpi pa çati, ky shtet del e thotë Europa është këtu, ku janë ato subvencione?
Po doli një fermer që ka marrë subvencione unë do dal të kërkoj falje publike, vetëm pikat e grumb ullimit kanë marrë. Unë jam mbi 1 milionë e gjysëm minus, vetëm për plehrat, pa future farën dhe fidanin.

Nuk i thotë kurrë prindi fëmijës largohu, u kam thënë bëni bachelorin e ikni, këtu nuk ka të ardhme, jemi të falimentuar. Ore të na japin ndonjë vizë e të ikim!

Fshati Goriçan shtrihet në anë të rrugës nacionale Berat-Fier dhe njihet për prodhimet e perimeve,por këtë sezon i gjithë prodhimi i zonës u kalb dhe u hodh në kanal,për shkak të mungesës së tregut.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re