Nga Bledi Mane

POSHTËRUESE/ ERJON VELIAJ RICIKLON MBETJEN E ARDIAN FULLANIT

Nga 700 mijë banorë të Tiranës, mes 35 mijë anëtarëve të Partisë
Socialiste, mes qindra mijëra intelektualëve mendjendritur që ka
kryeqyteti, Erjon Veliaj futi dorën në thesin e qokave dhe nxorri prej
andej një burrë me mjekër nga Berati.

Toni Gogu sapo u zgjodh kryetar i këshillit bashkiak të Tiranës.
Djali i një bojaxhiu beratas, pastor i një kishe evangjeliste në
periferi të Tiranës momentalisht
zv.ministër i drejtësisë, ka një të kaluar të errët. Prej gati 7 vitesh
ka punuar drejtor juridik në Bankën e Shqipërisë i sjellë aty nga gruaja
e guvernatorit, Arjana Fullani.

Vegël permanente dhe fshehës legal i
dallavereve të njohura të Ardian Fullanit, ky zotëri ende nuk ka shkuar
para drejtësisë për skandalin e vjedhjes së 7 milionë eurove në
magazinat depozituese të Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 2013-2014.

Pas arrestimit të ish guvernatorit
Fullani, ky bashkëpunëtor në krim për t’iu fshehur drejtësisë u largua
nga Banka e Shqipërisë dhe nga miqtë e tij brenda qeverisë socialiste u
katapultua drejtor i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. Ne fillim të
mandatit të dytë qeverisës të Edi Ramës, Toni Gogu emërohet zv.ministër
drejtësie ndërsa sot u zgjodh kryetar i këshillit bashkiak.

E ndërsa e mbyll edhe këtë lajm poshtërues, mu kujtua përsëri kryebashkiaku Veliaj bashkë me atë legjendën urbane:

Në një thes mbushur plot me pjeshkë, futi dorën dhe nxorri një trangull…Madje trangull i kalbur sepse pastori Toni Gogu pavarësisht formimit
teologjik nuk u shpëton dot mëkateve që nakatosi gjatë kohës kur punonte
me guvernatorin burgaxhi Ardian Fullani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re