agron-gjekmarkaj-675x450Nga Agron Gjekmarkaj

Salianji ka ditë që i ngjet Ago Ymerit as ha as pi po vetëm shfryn. Shëndet i thonë -plaç jua rikthen. A u lodhe e pyesin – ç’të duhet ty ja vërtit!? Mire punët – sterrë e zift gjegjet?! Kudo nga kalon dëgjohet potere, zhurmë, zallamahi, tepsia kusia, kosha që vërtiten neper shkalle, mace që mjaullinë e qen që kuisin. Neper televizione del e tallet me Baben Lul siç e quan prej kohesh dhe tre mbeshtetesit e tij kryesor Urri, Durri e Furri. Ju thaftë goja. Vetëm kur e pyesin për rezultatin e 29 Korrikut sikur merr trajtë njerëzore dhe thotë enigmë e madhe do jetë si rezultati ashtu dhe pjesëmarrja.

Ulsiu po punon mbi parathënien e “Librit të Këngëve” i lypi ndihmë Salianjit per ndonjë metaforë borxh dukshëm i vrarë në fytyrë nga stresi.

Shpirtkazma që njohim  “mbytu aty” i kishte hungëruar ose kërkoi nga ato Kryezëvendës Liderit Muli se ai shquhet në zeje të fjalës e sidomos për retorike të zgjedhur.

I gjori Ulsi ka ditë që mbi tavolinën e tij të punës ka mbledhur disa manuale të teorisë së letërsisë, teknikave të shkrimit dhe antologji parashtrimesh të zgjedhura. Shkruaj, prish e çirr faqet. Marazet  s’kanë të sosur, dreq o punë, dreq o punë. Ndonjë ditë i vjen të dorëzohet kur sheh që tre redaktoret Petro, Ismet Beqiri dhe Bujar Çela nuk gjejnë dakordësi. Petrua preferon vargun e bardhë e pak hermetik. Ismeti liriken popullore nde hije Mallakastre, ndersa Bujari atë me ritëm që këndohet e kërcehet si “Tomka me shokët e tij” kur gjermani u zu fushën e shoqëruar me lagie gurmazi.

Djersë të ftohta e mornica i përshkojnë kurmin. Ai e di që Babo do të jetë lexuesi i parë dhe ay shejtan të dokendis për punë tekstesh. Kjo është thike me dy presa edhe mundësi jete por edhe jetë në udhëkryq. Me mirë syri se nami e ç’me duhej fama e poetit që befas me mbështolli i ka thëne vetes. Laerti modest por këmbëngulës e kishte lidhur domixhanin e lotëve me zinxhir për dorën e majte si të ishte valixhe me kode bërthamore.

Subotka, Kryetari i Parlamentit austriak erdhi që paradite. E pritem me zonjën Etilde. Desh u poqëm në diell si simitet në furrë. Zot na ruaj  psherëtiva ja u përvëlova  unë e nuk mërzitet njeri po për Etilden shpërthen vaj e gjamë tek mazhoranca. Toni nduk mjekrën, Majko i bie gjoksit me grushte si vajet në Kukës, Mimi di Puçini zaliset  dhe trandet për dhe si një lis, Tao pikëllohet për bën kurajo, i paudhi Etjen shtiret sikur. Edepsez i madh ai. Klosi ngurtësohet në heshtje si bilbilenjtet para litarit.

Kosta i Gramozit dhe Lindites ky zëdhënës sihariqesh dhe myzhdesh ma bëri mendjen çorbë që të marr rrugën e Rinasit.  Më punoi rreng. Shko tha se gjëra të mira na presin. Kryetarja ka bërë trigona se Subotka i ka qejf. Goja lëng ne. Kur erdhi puna për të ngrënë dreken epo tha s’ka vend. Për të ngrënë beraqavers jemi me oreks si parti, hamë vetë që të thajmë piten, opozites i lęmë protokollin e sikter. Harami. Nuk thonë kot druaji grekerit edhe kur të bëjnë dhurata. Do ankohem tek leberit që ta kthejnë në rrugën e perëndisë.

Subotka mbajti një birinxhi fjalë. Edona Muzhaqi me bluzën e Holandes veshur mejtohet dhe gëzohet kur shesh sesi Republikës së Babos i shtohen dashamiret. Çuçin e bezdis shumë vapa nuk u duk. S’ka faj: shqipot në zheg bëhen nervoz dhe çojnë dorën në patllake bam aty e bam ketu ja heqin njëri-tjetrit. Ç’kusure kam unë kuturis me Ikonomin e cila e keshillon  që të mos humbasë kurrë besimin tek rastësia, shiu, fresku dhe puhiza të cilat qetësojnë mendje e xhanë. Olta rastësisht këqyr Gaz Bardhin dhe shikimi i përzhitet. i duket si dreq. Firauni do me marrë të keqen u dëgjua nën zë fraza. Jorida Tabaku krejt gri do me ç’do kusht të dalë nga kronika. Nuk dua më thotë më mirë një fund i tmerrshëm se një vëmendje pafund. i lutet Dhurata Çupi mos e bëj ketë, një sakrifice tjetër  për ne siç gjithmonë i bën. Mos aman mos do e marrë Bana pjesën tënde dhe duket sikur ja bëjmë me sy rithemelimit. Aty sikur u trondit dhe premtoi që do ta rimendonte vendimin tragjik.

Në sallë nuk ishte as Tigrushi gjithnjë e më i humanizuar edhe pse shokët kur vjen bëjnë sikur nuk e shohin. Eh si behet njeriu i padukshëm. Kështu është kur ja thinji mjekrën Babos more shkanduj. Niko Nikoqiri e di mirë këte dhe ja thoshte gjithmonë Ditmarit kur barisnin kodrat gjithçka bëj po Babos mos ja bëj shpirtin gropë. Margeriti i tha Evis Kushit “detyra e njerëzve të kultures është që të mbledhin dyshime ( pos Babos) dhe të jo të korrin qartesi”!

Shpirti letrar i Klevis Xhoxhit triumfoi mbi rrethanat kur ai u lexoi kolegeve vargjet e dites.

“Humbi Qeveria në të thella

Ne Kuvend nuk është Bela

Pa Belushen sot e mot

Kjo salle duket si pa zot”

Pasthirrma me doli vetë.

“O  Klevis o djale i mbare

Qenke kriptokengetar”.

Subotka flet Çyrbja mban shënime për tu thelluar në standarde demokratike. Habi e Eni Zakesh e shoqëron si re e ze prej se cilës pritet shi. Frida po kaq madje as Rektorin e Akademisë se barinjve me kaq patos se kishte ndjekur. Subotka në dalje nga salla, u ndal tek Tao per të rikujtuar kohet e vjetra kur piqeshin si xhananer me ndonjë puro dhe konjak nga ai që nuk pihet veresie.  Moteve andej nga Viena, ku qanin hallet e Evropës së trazuar nga paudhësitë piqeshin. Modestia i shkëlqeu Taos si krem mbi fytyre.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re