Aktorja e njohur e humorit Delinda Disha, ka vendosur ta mbyllë kontraten e saj me Portokalli.

Lajmin e ka bërë të ditur Turjan Hysko nëpërmjet një postimi në Instastory ku zbulon edhe programin më të ri ku do e shohim aktoren.

Turi ka treguar se tashmë Delinda do i bashkohet emisionit të tij, “Klanifornia Show” dhe kjo lëvizje e saj ka qenë e papritur.

“Delinda Disha në “Klanifornia”! Ku qëndron problemi këtu?”, shkruan Turi mbi foton e saj.

Kujtojmë se spektakli është një ripunim i “Duplx” dhe pjesë e tij janë bërë personazhe mjaft të njohur të ekranit.

Mes tyre Marina Vjollca, Olsi Bylyku dhe Lisa Kujofsa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re