Pas rreth 2 orë e 20 minuta udhëtim, kajakistët mbërrijnë në destinacionin e parashikuar, në Tepelenë. Të lodhur dhe të etur, ata kanë përshkruar disa kilometra për ti lënë hapësirën një dreke të këndshme.

“Ishte kënaqësi të lundroje në një prej lumenjve të fundit të mëdhenj në Europë. Shumë bukur. Pamë një vidër. Dukej shumë bukur, duke notuar mes valëve të lumit. Pamë shumë zogj. Është kanion i bukur. Jo dhe aq i lodhshëm, ishte pak më i cekët”

“ Ishte më pak i thellë, gjë që e bën më të lehtë, në atë kuptim. Por natyra mbetet e njëjta. Dhe koha me diell e bëri shumë bukur. Jam e kënaqur që u ktheva”

Pasdite, aktivistët kanë vendosur të transmetojnë në godinën e Teatrit të Tepelenës, një film për lumenjtë e Ballkanit, ose siç njihet ndryshe si Zemra Blu e Europës, për shkak të kaltërsisë që kanë lumenjtë në këtë zonë. Filmi UnDamage, ka nisur regjistrimet në vitin 2016 dhe ka përfunduar në vitin 2018.

“Vjosa është ajo ç’ka është arteria kryesore, mbretëresha e lumenjve Ballkanit”, thotë Olsi Nika, Eco Albania

Ky film, vjen edhe si një kushtrim për banorët e Tepelenës dhe fshatrave që lag Vjosa. Hyrja për në sallën e improvizuar në Kinema, është falas, por banorët e zonës nuk shfaqin interes për këtë dokumentar të realizuar nga të huajt për vendin e tyre. Përpara nisjes së filmit, producenti kryesor Rok Rozman, bën një prezantim të shkurtër.

Nis filmi, i cili është një bashkëpunim i Patagonias me Balkan River Defence. Është një realizim i shkëlqyer, që të tregon natyrën në raport me dëmin që po i shkakton njerëzimi. Është një emocion i veçantë, të shohësh natyrën e vendit tonë nga një perspektivë tjetër. Producenti kryesor flet për emocionet e para.

“Them se e gjitha varet nga emocionet. Nëse njerëzit e pëlqejnë lumin, do të ngrihen e do të përpiqen ta mbrojnë. Mendoj se Vjosa është një nga lumenjtë  më të veçantë në Europë. Kur sheh që vendasit luftojnë për lumin, bashkë me organizatat ndërkombëtare që ndihmojnë vendasit dhe një Shqipëri ekologjike, mendoj se jemi në udhën e duhur. Por kundërshtari është shumë i madh dhe shumë i pangopur”, thotë Rock Rozman, Balkan River Difence

Çka e bën më të veçantë shfaqjen e filmit ishte historia e një protagonisteje të dokumentarit. Anka Makovec nga Sllovenia, ndërroi jetë para se filmi të shfaqej. Ajo ka luftuar për lumin Franklin në Australi dhe misioni i radhës ishte zemra Blu e Ballkanit.

“Ajo më frymëzoi dhe mua që të bëj atë që bëj. E vizituam sepse ishte shumë sëmurë. Vdiq vetëm dy javë pasi shkuam ne. Tha: “Djema, unë po e lë këtë botë. Ju duhet të vazhdoni të bëni atë që bëni. Tani është pjesa juaj. Ju jeni të rinjtë e të çmendurit”, thotë Rock Rozman, Balkan River Difence

Në kujtesën tonë, ka mbetur një episod nga protesta para kryeministrisë. Rok vendosi atë ditë kajakun përballë zyrës së kryeministrit për ti dhënë atij një mesazh kundër HEC-ve.

“ Ishte varka ime dhe doja ta jepja si dhuratë, të mbuluar me firma. Peticionet janë pak me të shkuarën, ndaj ne i dhamë një kajake, dhe shkruam: “I dashur Edi Rama. Urdhëro. Merre kajaken. Është kajake për ujëra të pastra. Nëse do ta ruani Vjosën, mund ta përdorni. Nëse do ta përdorni në rezervuare, nuk do të shkoni larg”. Ishte mesazh i fortë, por, fatkeqësisht, nuk e mori dhuratën”, thotë Rock Rozman, Balkan River Difence

Shfaqja e filmit ishte vetëm ndalesa e parë. Aktivistët do të vijojnë rrugëtimin, por pasi të kalojnë natën buzë Vjosës. Lugina është një hapësirë relaksuese. Aktivistët e “Balkan River Defence” ngrenë çadrat për disa orë gjumë. Ata janë njerëz të dashuruar pas kësaj lugine.

Ka lindur një ditë e re. Mëngjesi është po aq i bukur sa dita e parë e rrugëtimit. Aktivistët përgatiten për të përfunduar misionin e tyre. Ndalesa e radhës është Kalivaçi. Rrjedha do të përshkohet deri në fund me kajakë. Sot, rreziku më i madh për Vjosën është pikërisht diga e madhe e Kalivaçit, një projekt që ekziston prej mbi 2 dekadash, por që fati dhe betejat ligjore kanë ndihmuar deri sot Luginën.

Top Story/ Aktivistët e Balkanit shfaqin dokumentar në Tepelenë për mbrojtjen e Vjosës, pak interes nga banorët

Top Story/ Aktivistët e Balkanit shfaqin dokumentar në Tepelenë për mbrojtjen e Vjosës, pak interes nga banorëtPas rreth 2 orë e 20 minuta udhëtim, kajakistët mbërrijnë në destinacionin e parashikuar, në Tepelenë. Të lodhur dhe të etur, ata kanë përshkruar disa kilometra për ti lënë hapësirën një dreke të këndshme.“Ishte kënaqësi të lundroje në një prej lumenjve të fundit të mëdhenj në Europë. Shumë bukur. Pamë një vidër. Dukej shumë bukur, duke notuar mes valëve të lumit. Pamë shumë zogj. Është kanion i bukur. Jo dhe aq i lodhshëm, ishte pak më i cekët”“ Ishte më pak i thellë, gjë që e bën më të lehtë, në atë kuptim. Por natyra mbetet e njëjta. Dhe koha me diell e bëri shumë bukur. Jam e kënaqur që u ktheva” Pasdite, aktivistët kanë vendosur të transmetojnë në godinën e Teatrit të Tepelenës, një film për lumenjtë e Ballkanit, ose siç njihet ndryshe si Zemra Blu e Europës, për shkak të kaltërsisë që kanë lumenjtë në këtë zonë. Filmi UnDamage, ka nisur regjistrimet në vitin 2016 dhe ka përfunduar në vitin 2018. “Vjosa është ajo ç’ka është arteria kryesore, mbretëresha e lumenjve Ballkanit”, thotë Olsi Nika, Eco AlbaniaKy film, vjen edhe si një kushtrim për banorët e Tepelenës dhe fshatrave që lag Vjosa. Hyrja për në sallën e improvizuar në Kinema, është falas, por banorët e zonës nuk shfaqin interes për këtë dokumentar të realizuar nga të huajt për vendin e tyre. Përpara nisjes së filmit, producenti kryesor Rok Rozman, bën një prezantim të shkurtër.Nis filmi, i cili është një bashkëpunim i Patagonias me Balkan River Defence. Është një realizim i shkëlqyer, që të tregon natyrën në raport me dëmin që po i shkakton njerëzimi. Është një emocion i veçantë, të shohësh natyrën e vendit tonë nga një perspektivë tjetër. Producenti kryesor flet për emocionet e para.“Them se e gjitha varet nga emocionet. Nëse njerëzit e pëlqejnë lumin, do të ngrihen e do të përpiqen ta mbrojnë. Mendoj se Vjosa është një nga lumenjtë më të veçantë në Europë. Kur sheh që vendasit luftojnë për lumin, bashkë me organizatat ndërkombëtare që ndihmojnë vendasit dhe një Shqipëri ekologjike, mendoj se jemi në udhën e duhur. Por kundërshtari është shumë i madh dhe shumë i pangopur”, thotë Rock Rozman, Balkan River DifenceÇka e bën më të veçantë shfaqjen e filmit ishte historia e një protagonisteje të dokumentarit. Anka Makovec nga Sllovenia, ndërroi jetë para se filmi të shfaqej. Ajo ka luftuar për lumin Franklin në Australi dhe misioni i radhës ishte zemra Blu e Ballkanit.“Ajo më frymëzoi dhe mua që të bëj atë që bëj. E vizituam sepse ishte shumë sëmurë. Vdiq vetëm dy javë pasi shkuam ne. Tha: “Djema, unë po e lë këtë botë. Ju duhet të vazhdoni të bëni atë që bëni. Tani është pjesa juaj. Ju jeni të rinjtë e të çmendurit”, thotë Rock Rozman, Balkan River DifenceNë kujtesën tonë, ka mbetur një episod nga protesta para kryeministrisë. Rok vendosi atë ditë kajakun përballë zyrës së kryeministrit për ti dhënë atij një mesazh kundër HEC-ve.“ Ishte varka ime dhe doja ta jepja si dhuratë, të mbuluar me firma. Peticionet janë pak me të shkuarën, ndaj ne i dhamë një kajake, dhe shkruam: “I dashur Edi Rama. Urdhëro. Merre kajaken. Është kajake për ujëra të pastra. Nëse do ta ruani Vjosën, mund ta përdorni. Nëse do ta përdorni në rezervuare, nuk do të shkoni larg”. Ishte mesazh i fortë, por, fatkeqësisht, nuk e mori dhuratën”, thotë Rock Rozman, Balkan River DifenceShfaqja e filmit ishte vetëm ndalesa e parë. Aktivistët do të vijojnë rrugëtimin, por pasi të kalojnë natën buzë Vjosës. Lugina është një hapësirë relaksuese. Aktivistët e “Balkan River Defence” ngrenë çadrat për disa orë gjumë. Ata janë njerëz të dashuruar pas kësaj lugine.Ka lindur një ditë e re. Mëngjesi është po aq i bukur sa dita e parë e rrugëtimit. Aktivistët përgatiten për të përfunduar misionin e tyre.Ndalesa e radhës është Kalivaçi. Rrjedha do të përshkohet deri në fund me kajakë. Sot, rreziku më i madh për Vjosën është pikërisht diga e madhe e Kalivaçit, një projekt që ekziston prej mbi 2 dekadash, por që fati dhe betejat ligjore kanë ndihmuar deri sot Luginën.

Publiée par Top Story në Top Channel sur Mardi 23 juin 2020

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re