Në pjesën e parë të emisionit, Top Story zbuloi një palestinez, i quajtur  Salim Sheik Jusuf. Ky është një personazh kontrovers, i akuzuar për trafik të arabëve. Emri i tij është përmendur edhe nga Ambasada Palestineze në Tiranë, në një Memo sekrete, që publikoi ekskluzivisht Top Story. Aty thuhej se Salim shoqërohet me trafikantë dhe pazaret i bënte në një restorant në qendër të Tiranës, pas 15-katëshit. Salim ka qenë nën vëzhgim vazhdimisht nga shërbimi informativ, për shkak se ndaj tij kishte dyshime për trafik të luftëtarëve të ISIS. Këtë akuzë e pohoi edhe një kolegu i tij arab.

 Top Story i bën një prezantim të gjatë palestinezit Salim, pasi ai ka qenë më herët edhe bashkëpunëtor i ngushtë me Suela Kacabanin, motrën e Drejtoreshës së Policisë së Kufirit. Të infiltruari e Top Story-t, i kanë bërë një video Salim, i cili u pyet për pazaret e trafikut që bënte Suela.

I infiltruari: – Ti më ke thënë më parë se ajo kërkonte para për ti futur njerëzit në sistem. 300( euro).

Trafikanti: – Ka qenë më parë por tani nuk i llogarit fare, i duken asgjë. Tani të paktën merr 1000 euro. Sepse e ka motrën shefe të policisë. Suela është motër me shefen e policisë së emigracionit.

I infiltruari: – Po e kuptoj. Është Enkeleda.

Trafikanti: – Ato i marrin bashkë lekët. Jo vetëm për Suelën.

Çuditërisht ky trafikant i rrezikshëm, Drejtorinë e Emigracionit në Tiranë që ndodhet në Laprakë, e ka bërë si shtëpinë e tij. Ai ka lidhje me shumë njerëz aty brenda.

Salim thotë se i ka filluar pazaret me Suela Kacabanin me çmime shumë të ulta. Por më pas ajo i ka rritur shumë çmimet dhe kjo e ka prishur marrëdhënien e tyre.

Trafikanti: – Herën e parë që unë e kontaktova, ajo i bëri letrat për kushëririn tim me 300 euro. Më pas kërkoi 1000. Pastaj 1200, pastaj 1500.  Herën e fundit kërkoi 2500 (euro).

Trafikanti: –  Ajo më tregoi mua në zyrën e vet, e di ku është zyra? Atje sipër tek xhamllëku. Shkova atje me një mikun tim, që donte të bënte letrat. Ajo kërkonte më shumë para. Unë i thash mos bëj asnjë veprim. Mi lër mua letrat se ti bëj unë. Për këtë gjë ajo u çmend fare me mua.

Top Story/ Ekskluzive, flet trafikanti: Motra e shefes së Policisë na ngriti pazarin për të sjellë arabët në Shqipëri

Top Story/ Ekskluzive, flet trafikanti: Motra e shefes së Policisë na ngriti pazarin për të sjellë arabët në ShqipëriNë pjesën e parë të emisionit, Top Story zbuloi një palestinez, i quajtur Salim Sheik Jusuf. Ky është një personazh kontrovers, i akuzuar për trafik të arabëve. Emri i tij është përmendur edhe nga Ambasada Palestineze në Tiranë, në një Memo sekrete, që publikoi ekskluzivisht Top Story. Aty thuhej se Salim shoqërohet me trafikantë dhe pazaret i bënte në një restorant në qendër të Tiranës, pas 15-katëshit. Salim ka qenë nën vëzhgim vazhdimisht nga shërbimi informativ, për shkak se ndaj tij kishte dyshime për trafik të luftëtarëve të ISIS. Këtë akuzë e pohoi edhe një kolegu i tij arab. Top Story i bën një prezantim të gjatë palestinezit Salim, pasi ai ka qenë më herët edhe bashkëpunëtor i ngushtë me Suela Kacabanin, motrën e Drejtoreshës së Policisë së Kufirit. Të infiltruari e Top Story-t, i kanë bërë një video Salim, i cili u pyet për pazaret e trafikut që bënte Suela. I infiltruari: – Ti më ke thënë më parë se ajo kërkonte para për ti futur njerëzit në sistem. 300( euro). Trafikanti: – Ka qenë më parë por tani nuk i llogarit fare, i duken asgjë. Tani të paktën merr 1000 euro. Sepse e ka motrën shefe të policisë. Suela është motër me shefen e policisë së emigracionit. I infiltruari: – Po e kuptoj. Është Enkeleda. Trafikanti: – Ato i marrin bashkë lekët. Jo vetëm për Suelën. Çuditërisht ky trafikant i rrezikshëm, Drejtorinë e Emigracionit në Tiranë që ndodhet në Laprakë, e ka bërë si shtëpinë e tij. Ai ka lidhje me shumë njerëz aty brenda. Salim thotë se i ka filluar pazaret me Suela Kacabanin me çmime shumë të ulta. Por më pas ajo i ka rritur shumë çmimet dhe kjo e ka prishur marrëdhënien e tyre. Trafikanti: – Herën e parë që unë e kontaktova, ajo i bëri letrat për kushëririn tim me 300 euro. Më pas kërkoi 1000. Pastaj 1200, pastaj 1500. Herën e fundit kërkoi 2500 (euro). Trafikanti: – Ajo më tregoi mua në zyrën e vet, e di ku është zyra? Atje sipër tek xhamllëku. Shkova atje me një mikun tim, që donte të bënte letrat. Ajo kërkonte më shumë para. Unë i thash mos bëj asnjë veprim. Mi lër mua letrat se ti bëj unë. Për këtë gjë ajo u çmend fare me mua.

Publiée par Top Story në Top Channel sur Mardi 2 juin 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re