Top Story ka udhëtuar drejt Korçës, i quajtur Parisi i vogël i Shqipërisë. Por edhe ky qytet nga pandemia duket se e ka humbur shkëlqimin e tij. Baret, restorantet dhe hotelet nuk janë më të mbushur si dikur.

Të parët që u ndeshën me krizën e pandemisë ishin hotelet. Këto struktura akomoduese pranuan anulimin e rezervimeve të cilat kanë kaluar masën 80%.

“Fillimisht kjo nisi me anulimet e të gjitha grupeve që ne kishim. Mund të them pa ekzagjerim se një ditë kam pasur katër ose pesë e-mail të cilat kërkonin anulimet e grupeve të qershor, korrik gusht. Anulime që vazhdojnë edhe sot”, thotë Eriketa Koçollari, Menaxhere Hoteli,  Korçë

“Hotelet kanë qëndruar hapur por nuk janë lejuar turistët ti frekuentojnë. Ata janë detyruar të reduktojnë sa stafin por njëkohësisht të paguajnë energjinë elektrike, ujin , taksat , tatimet detyrimet, rrogat e punëtorëve që kanë mbajtur, kreditë e bankave nëse kanë. Dhe nganjëherë edhe të kthejnë mbrapsht parapagimet që kanë marrë nga kontrata e vitit të kaluar. Që do të thotë që të mbash në këmbë gjithë këtë strukturë kur ti nuk ke prurje mendoj që është një vetëvrasje në rastin e tyre”, tregon Flora Xhemani, Gazetare e Turizmit.

Në kushtet kur duhet të paguheshin të gjitha detyrimet ndaj shtetit dhe  nuk kishte as klientë, duhet të reduktohej stafi.

 “Fillimisht ne jemi munduar të mbajmë stafin në punë por kur pamë që nuk po vinte më njeri e reduktuam atë. Dua të them që ne po punojmë me një staf shumë të reduktuar”, thotë Eriketa Koçollari, Menaxhere Hoteli,  Korçë.

E njëjta situatë është edhe në restorantet e Korçës, e  jo vetëm. Ky është një nga restorantet që operon prej 20 vjetësh në këtë sektor. Pronari i tij shprehet se është hera e parë që i duhet të reduktojë stafin deri në masën 70%.

“Fillimet e covidit ishin shumë të vështira pasi punëtorët e mi janë të varur vetëm nga paga. Janë relativisht familje të mëdha me fëmijë të rritur. Të ardhurat kryesore i kanë vetëm nga puna që kishin në restorantin tonë. Aktualisht nga 13 punëtorë që kemi pasur në fillimet e covidit ne mbajtëm vetëm 3”, thotë  Ornel Manoku, Administrator Restoranti, Korçë

Ajo që i shqetëson më shumë bizneset nuk është fakti që ikën disa muaj pa punuar. Është frika që kanë për të ardhmen. Tani restorantet, baret hotelet janë hapur, por nuk kanë klientë.

“Siç e dini restorantet u hapën në 18 maj. Siç e shikoni jemi ende në pritje të klientelës”, tregon Ornel Manoku, Administrator Restoranti, Korçë

“Unë jam një person pozitiv dhe nuk më pëlqen të flas negativisht. Por mund të them që kjo është hera e parë ku unë nuk kam besim se diçka do të ndryshojë brenda 2020. Mund të shpresojmë vetëm për 2021 sepse mendoj që njerëzit edhe ato dy lekë që mund të kenë normalisht nuk do i shpenzojnë për pushime”, thotë Eriketa Koçollari, Menaxhere Hoteli,  Korçë

Top Story/ Hotelet në Korçë: Janë anuluar grupet turistike për qershorin, korrikun dhe gushtin

Top Story/ Hotelet në Korçë: Janë anuluar grupet turistike për qershorin, korrikun dhe gushtinTop Story ka udhëtuar drejt Korçës, i quajtur Parisi i vogël i Shqipërisë. Por edhe ky qytet nga pandemia duket se e ka humbur shkëlqimin e tij. Baret, restorantet dhe hotelet nuk janë më të mbushur si dikur.Të parët që u ndeshën me krizën e pandemisë ishin hotelet. Këto struktura akomoduese pranuan anulimin e rezervimeve të cilat kanë kaluar masën 80%.“Fillimisht kjo nisi me anulimet e të gjitha grupeve që ne kishim. Mund të them pa ekzagjerim se një ditë kam pasur katër ose pesë e-mail të cilat kërkonin anulimet e grupeve të qershor, korrik gusht. Anulime që vazhdojnë edhe sot”, thotë Eriketa Koçollari, Menaxhere Hoteli, Korçë“Hotelet kanë qëndruar hapur por nuk janë lejuar turistët ti frekuentojnë. Ata janë detyruar të reduktojnë sa stafin por njëkohësisht të paguajnë energjinë elektrike, ujin , taksat , tatimet detyrimet, rrogat e punëtorëve që kanë mbajtur, kreditë e bankave nëse kanë. Dhe nganjëherë edhe të kthejnë mbrapsht parapagimet që kanë marrë nga kontrata e vitit të kaluar. Që do të thotë që të mbash në këmbë gjithë këtë strukturë kur ti nuk ke prurje mendoj që është një vetëvrasje në rastin e tyre”, tregon Flora Xhemani, Gazetare e Turizmit.Në kushtet kur duhet të paguheshin të gjitha detyrimet ndaj shtetit dhe nuk kishte as klientë, duhet të reduktohej stafi. “Fillimisht ne jemi munduar të mbajmë stafin në punë por kur pamë që nuk po vinte më njeri e reduktuam atë. Dua të them që ne po punojmë me një staf shumë të reduktuar”, thotë Eriketa Koçollari, Menaxhere Hoteli, Korçë E njëjta situatë është edhe në restorantet e Korçës, e jo vetëm. Ky është një nga restorantet që operon prej 20 vjetësh në këtë sektor. Pronari i tij shprehet se është hera e parë që i duhet të reduktojë stafin deri në masën 70%. “Fillimet e covidit ishin shumë të vështira pasi punëtorët e mi janë të varur vetëm nga paga. Janë relativisht familje të mëdha me fëmijë të rritur. Të ardhurat kryesore i kanë vetëm nga puna që kishin në restorantin tonë. Aktualisht nga 13 punëtorë që kemi pasur në fillimet e covidit ne mbajtëm vetëm 3”, thotë Ornel Manoku, Administrator Restoranti, KorçëAjo që i shqetëson më shumë bizneset nuk është fakti që ikën disa muaj pa punuar. Është frika që kanë për të ardhmen. Tani restorantet, baret hotelet janë hapur, por nuk kanë klientë.“Siç e dini restorantet u hapën në 18 maj. Siç e shikoni jemi ende në pritje të klientelës”, tregon Ornel Manoku, Administrator Restoranti, Korçë“Unë jam një person pozitiv dhe nuk më pëlqen të flas negativisht. Por mund të them që kjo është hera e parë ku unë nuk kam besim se diçka do të ndryshojë brenda 2020. Mund të shpresojmë vetëm për 2021 sepse mendoj që njerëzit edhe ato dy lekë që mund të kenë normalisht nuk do i shpenzojnë për pushime”, thotë Eriketa Koçollari, Menaxhere Hoteli, Korçë

Publiée par Top Story në Top Channel sur Mardi 16 juin 2020

 

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re