Në vitin 1991, në shkallë vendi, përllogaritej një hapësirë prej rreth 7 mijë kilometrash katrorë tokë bujqësore për tu ndarë. Ligji 7501 erdhi si një ligj për rimëkëmbjen e ekonomisë bujqësore, por efekti ishte totalisht i kundërt.

 “Tani që po ndanim një tortë ku gjithë jemi barabartë secili pretendonte të merrte edhe te toka e mirë, e keqe, bukvale, edhe te toka si rërë… kjo bëri që toka të ndahej në qindra mijëra rripa që janë nga 2-3 metra të gjera në shumë raste e nuk fut dot asnjë lloj mekanike”, thotë Artan Lame, Drejtor i Përgjithshëm i Kadastres.

“Kjo ndodh sidomos në zonat fushore. Në zonat fushore ku ato kooperativa bujqësore që kanë qenë sidomos ato koperativat e tipit lartë në atë kohë”, thotë Ndriçim Hysa, ish – Deputet i PS

 “Kjo është një sipërfaqee 700 mijë hektarësh sot është e ndarë në mbi 4.2 mln pasUri”, thotë Myrshit Vorpsi, Shoqata “Pronësi me Drejtësi”

Ky ligj, ka penguar e do pengojë më tej zhvillimin e lirë të ekonomisë në fshat, sepse nuk dihet ku është prona me prona që janë mund të them gjysëm dylimi”, thotë Neritan Ceka, ish – Kryetar Grupi i PD.

Problemi i konceptimit të ligjit, u shoqërua me zbatimin edhe më të gabuar dhe abuziv në terren. Subjekt i privatizimit sipas ligjit 7501 ishin vetëm tokat e ish-kooperativave, ndërsa për ish fermat ishte përcaktuar dhënia në përdorim. Po ashtu, tokat truall nuk ishin subjekt i ligjit. Këto kritere, u shkelën masivisht nga komisionet.

 “Ka pas edhe konflikte natyrës tjetër nëse toka duhej dhënë në përdorim apo pronësi, me akt pronësi apo përdorimi, kanë qenë disa regjime paralele”, thotë Ardian Dvorani, Kryetar i Gjykatës së Lartë.

 “Një nga defektet për mua si specialist që e kam jetuar dhe e kam parë atë periudhë ishte dalja e dekretit për dhënien e tokës në pronësi ish – punonjësve të ndërmarrjeve shtetërore bujqësore. Dekreti i tij nuk e di nëse ka kaluar apo jo në parlament, nëse është ratifikuar”, thotë Ndriçim Hysa, ish – Deputet i PS

Komisionet e fshatrave zbatonin praktika dhe standarde të ndryshme. Në atë periudhë, dolën në skenë edhe pretendimet e shtetasve të huaj për prona që kishin pasur në Shqipëri.

Sipas kësaj marrëveshjeje të 10 Marsit të vitit 1995 që Top Story disponon, Shqipëria pranon ti paguajë Shteteve të Bashkuara 2 milionë dollarë për pretendimet e shtetasve të saj për prona që kishin zotëruar dikur në Shqipëri.

Kjo marrëveshje e nënshkruar nga ish-ambasadori Joseph Lake dhe ish-zv. Kryeministri Dylber Vrioni nënshkruhet në një kohë kur në terren po ngatërroheshin disa procese me pronën që sillnin përplasje mes tyre. Ky duket të ketë qenë qëllimi i marrëveshjes.

Këtyre dy proceseve, i shtohet një i tretë. Në Shqipëri nisën masivisht ndërtimet pa leje. Banorë nga zona të ndryshme filluan të zhvendosen dhe të uzurpojnë toka ku dhe sa të mundnin. Kjo solli nevojën e një ligji të përkohshëm për legalizimin.

Top Story/ Ligji 7501, ndau mbi 7 mijë km2 tokë bujqësore, në të gjithë Shqipërinë

Top Story/ Ligji 7501, ndau mbi 7 mijë km2 tokë bujqësore, në të gjithë ShqipërinëNë vitin 1991, në shkallë vendi, përllogaritej një hapësirë prej rreth 7 mijë kilometrash katrorë tokë bujqësore për tu ndarë. Ligji 7501 erdhi si një ligj për rimëkëmbjen e ekonomisë bujqësore, por efekti ishte totalisht i kundërt. “Tani që po ndanim një tortë ku gjithë jemi barabartë secili pretendonte të merrte edhe te toka e mirë, e keqe, bukvale, edhe te toka si rërë… kjo bëri që toka të ndahej në qindra mijëra rripa që janë nga 2-3 metra të gjera në shumë raste e nuk fut dot asnjë lloj mekanike”, thotë Artan Lame, Drejtor i Përgjithshëm i Kadastres. “Kjo ndodh sidomos në zonat fushore. Në zonat fushore ku ato kooperativa bujqësore që kanë qenë sidomos ato koperativat e tipit lartë në atë kohë”, thotë Ndriçim Hysa, ish – Deputet i PS “Kjo është një sipërfaqee 700 mijë hektarësh sot është e ndarë në mbi 4.2 mln pasUri”, thotë Myrshit Vorpsi, Shoqata “Pronësi me Drejtësi”Ky ligj, ka penguar e do pengojë më tej zhvillimin e lirë të ekonomisë në fshat, sepse nuk dihet ku është prona me prona që janë mund të them gjysëm dylimi”, thotë Neritan Ceka, ish – Kryetar Grupi i PD.Problemi i konceptimit të ligjit, u shoqërua me zbatimin edhe më të gabuar dhe abuziv në terren. Subjekt i privatizimit sipas ligjit 7501 ishin vetëm tokat e ish-kooperativave, ndërsa për ish fermat ishte përcaktuar dhënia në përdorim. Po ashtu, tokat truall nuk ishin subjekt i ligjit. Këto kritere, u shkelën masivisht nga komisionet. “Ka pas edhe konflikte natyrës tjetër nëse toka duhej dhënë në përdorim apo pronësi, me akt pronësi apo përdorimi, kanë qenë disa regjime paralele”, thotë Ardian Dvorani, Kryetar i Gjykatës së Lartë. “Një nga defektet për mua si specialist që e kam jetuar dhe e kam parë atë periudhë ishte dalja e dekretit për dhënien e tokës në pronësi ish – punonjësve të ndërmarrjeve shtetërore bujqësore. Dekreti i tij nuk e di nëse ka kaluar apo jo në parlament, nëse është ratifikuar”, thotë Ndriçim Hysa, ish – Deputet i PS Komisionet e fshatrave zbatonin praktika dhe standarde të ndryshme. Në atë periudhë, dolën në skenë edhe pretendimet e shtetasve të huaj për prona që kishin pasur në Shqipëri. Sipas kësaj marrëveshjeje të 10 Marsit të vitit 1995 që Top Story disponon, Shqipëria pranon ti paguajë Shteteve të Bashkuara 2 milionë dollarë për pretendimet e shtetasve të saj për prona që kishin zotëruar dikur në Shqipëri. Kjo marrëveshje e nënshkruar nga ish-ambasadori Joseph Lake dhe ish-zv. Kryeministri Dylber Vrioni nënshkruhet në një kohë kur në terren po ngatërroheshin disa procese me pronën që sillnin përplasje mes tyre. Ky duket të ketë qenë qëllimi i marrëveshjes.Këtyre dy proceseve, i shtohet një i tretë. Në Shqipëri nisën masivisht ndërtimet pa leje. Banorë nga zona të ndryshme filluan të zhvendosen dhe të uzurpojnë toka ku dhe sa të mundnin. Kjo solli nevojën e një ligji të përkohshëm për legalizimin.

Publiée par Top Story në Top Channel sur Mardi 9 juin 2020

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re