Ligji për Tokën, ishte një emergjencë dhe qeveria e stabilitetit e drejtuar nga Ylli Bufi nuk kishte kohë për të humbur. Në 9 Korrik 1991 zhvillohet seanca e parë plenare. Pika thelbësore e ligjit ishte neni 2 që mori të gjithë vëmendjen dhe kohën e debateve.

Në draftin e qeverisë, parashikohej dhënia e tokës në përdorim që përkonte me qëndrimin e socialistëve dhe demokratëve. Por situata ndryshoi kur ligji mbërriti në parlament.

“Konkretisht, neni 2 i projektit mund të formulohej: Toka në Republikën e Shqipërisë u jepet nga shteti për përdorim personave juridikë dhe atyre fizikë, duke ndaluar shitblerjen e saj”, Fatos Nano

“Së pari, toka t’i jepet fshatarit, mbështetur në parimin “atij që e punon”. Së dyti, zgjidhja e pronësisë të bëhet konform parimit “prona është e shenjtë”. Ky parim kërkon përfillje dhe mbi të askush nuk mund të shkelë”, Sali Berisha

“Duhet të pritej që PD të dilte me opsionin që toka i takon atij që e ka, pronarit kurse PS duhet të dilte me opsionin që toka i takon atij që e punon, pra parimi Leninist, por për çudi u shkëmbyen rolet. PD doli me parullën që toka i jepet atij që punon dhe PS ishte bazuar te legjitimiteti që prona duhej në fillim të qartësohej se kujt i takon”, thotë Neritan Ceka, ish – Kryetar Grupi i PD.

“Drafti qeveritar u miratua me konsensus që toka do kalonte në përdorim për një periudhë të caktuar. Ça ndodhi pastaj? Grupi i PD – së  nga me një program të djathtë, u hodh i majtë”, thotë Ndriçim Hysa, ish – Deputet i PS

 “Vullneti i të majtës për ta dhënë tokën jo në pronësi por në përdorim, ishte një lloj reminishence e sistemit vjetër”, thotë Artan Lame, Drejtor i Përgjithshëm i Kadastres.

I gjithë thelbi i debatit që zgjati për 10 ditë diskutime në parlament mes datës 9 deri në 19 Korrik 1991 ishte pikërisht kjo pikë që ndante palët. Nga socialistët, Ndriçim Hysa propozonte si specialist i bujqësisë rimëkëmbjen e kooperativave, por sipas një modeli perëndimor, propozim që hasi në replikën e demokratit Arben Imami.

“Ka një koncept qe pala tjetër e ka të paqartë. Koncepti i pronësisë është tjetër, koncepti i organizimit të pronës është tjetër. Me pronë private që është një formë prone nuk mund të ndalohet mundësia e organizimit kolektiv, por duke u nisur nga baza, nga aspirata ideologjike dhe politike, shpesh herë këto ngatërrohen dhe po ndërhyjnë në mënyrë negative në këtë ligj”, Arben Imami

“Ky mendim në atë kohë që këta miqtë e mi e quanin komunist sot i janë rikthyer… por është vështirë të kalohet prapë, kjo është e bukura e asaj që duhej bërë që në atë kohë, sot është vonë”, thotë   Ndriçim Hysa, ish – Deputet i PS-së

“Të dyja partitë e reja donin të fusnin dorën elektoralisht te fshati. E vetmja gjë që mund ti ofronin dy palët është që: ti do maresh tokën tënde”, thotë Artan Lame, Drejtor i Përgjithshëm i Kadastres.

Top Story/ Ligji 7501, si u krijua drafti që do të “vriste” pronën për vitet e ardhshme

Top Story/ Ligji 7501, si u krijua drafti që do të “vriste” pronën për vitet e ardhshme Ligji për Tokën, ishte një emergjencë dhe qeveria e stabilitetit e drejtuar nga Ylli Bufi nuk kishte kohë për të humbur. Në 9 Korrik 1991 zhvillohet seanca e parë plenare. Pika thelbësore e ligjit ishte neni 2 që mori të gjithë vëmendjen dhe kohën e debateve. Në draftin e qeverisë, parashikohej dhënia e tokës në përdorim që përkonte me qëndrimin e socialistëve dhe demokratëve. Por situata ndryshoi kur ligji mbërriti në parlament.“Konkretisht, neni 2 i projektit mund të formulohej: Toka në Republikën e Shqipërisë u jepet nga shteti për përdorim personave juridikë dhe atyre fizikë, duke ndaluar shitblerjen e saj”, Fatos Nano“Së pari, toka t’i jepet fshatarit, mbështetur në parimin “atij që e punon”. Së dyti, zgjidhja e pronësisë të bëhet konform parimit “prona është e shenjtë”. Ky parim kërkon përfillje dhe mbi të askush nuk mund të shkelë”, Sali Berisha“Duhet të pritej që PD të dilte me opsionin që toka i takon atij që e ka, pronarit kurse PS duhet të dilte me opsionin që toka i takon atij që e punon, pra parimi Leninist, por për çudi u shkëmbyen rolet. PD doli me parullën që toka i jepet atij që punon dhe PS ishte bazuar te legjitimiteti që prona duhej në fillim të qartësohej se kujt i takon”, thotë Neritan Ceka, ish – Kryetar Grupi i PD.“Drafti qeveritar u miratua me konsensus që toka do kalonte në përdorim për një periudhë të caktuar. Ça ndodhi pastaj? Grupi i PD – së nga me një program të djathtë, u hodh i majtë”, thotë Ndriçim Hysa, ish – Deputet i PS “Vullneti i të majtës për ta dhënë tokën jo në pronësi por në përdorim, ishte një lloj reminishence e sistemit vjetër”, thotë Artan Lame, Drejtor i Përgjithshëm i Kadastres. I gjithë thelbi i debatit që zgjati për 10 ditë diskutime në parlament mes datës 9 deri në 19 Korrik 1991 ishte pikërisht kjo pikë që ndante palët. Nga socialistët, Ndriçim Hysa propozonte si specialist i bujqësisë rimëkëmbjen e kooperativave, por sipas një modeli perëndimor, propozim që hasi në replikën e demokratit Arben Imami.“Ka një koncept qe pala tjetër e ka të paqartë. Koncepti i pronësisë është tjetër, koncepti i organizimit të pronës është tjetër. Me pronë private që është një formë prone nuk mund të ndalohet mundësia e organizimit kolektiv, por duke u nisur nga baza, nga aspirata ideologjike dhe politike, shpesh herë këto ngatërrohen dhe po ndërhyjnë në mënyrë negative në këtë ligj”, Arben Imami“Ky mendim në atë kohë që këta miqtë e mi e quanin komunist sot i janë rikthyer… por është vështirë të kalohet prapë, kjo është e bukura e asaj që duhej bërë që në atë kohë, sot është vonë”, thotë Ndriçim Hysa, ish – Deputet i PS-së“Të dyja partitë e reja donin të fusnin dorën elektoralisht te fshati. E vetmja gjë që mund ti ofronin dy palët është që: ti do maresh tokën tënde”, thotë Artan Lame, Drejtor i Përgjithshëm i Kadastres.

Publiée par Top Story në Top Channel sur Mardi 9 juin 2020

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re