Vjosa nuk është një lum i zakonshëm. Është “Zemra Blu e Evropës”!

Kushedi edhe për sa kohë Vjosa do qëndrojë krenare për atë që e bën lumin më të veçantë në kontinent. Është i fundit lum i egër, që në 270 kilometrat të gjatësisë së tij, rrjedh natyrshëm i pandikuar dhe i paprekur nga dora e njeriut.

Një pasuri e madhe kombëtare me kanione piktoreskë, rrjedha të rrëmbyeshme, ishuj e gjarpërime të mrekullueshme, sot është në rrezik. Të paktën 38 projekte për ndërtim digash për hidrocentrale rrezikojnë të vrasin atë që konsiderohet aset i paçmueshëm i Evropës.

“Vjosa është, do thosha është nga gurët e themelit të gjithë trashëgimisë sonë natyrore. Është ajo që e kemi ne shqiptarët e nuk e ka askush në Evropë, lumin e fundit të egër në kontinent”, e cilëson Olsi Nika, Eco Albania

“Rëndësia Europiane e një lumi, është fakti i dinamikës shumë të lartë të rrjedhave ujore, një shtrat lumi të paprekur, dhe një volum i madh të sendimenteve të transportuara në të gjithë gjatësinë e lumit gjë e cila nuk ekziston më në Europën Qëndrore dhe praktikisht në tërë Europën jashtë Rusisë”, Fritz Schiemer, Profesor në Universitetin e Vjenës

Ky është Fritz Schiemer, profesor në Universitetin Boku në Vjenë. Ai sapo ka përfunduar një studim të thelluar së bashku me kolegë të tjerë shqiptarë, austriakë dhe gjermanë. Ata, japin alarmin për rrezikun që i kanoset biodiversitetit në Luginën e lumit Vjosa nga digat.

“Më shumë se 50 % e faunës së vogël, si insekte etj, janë gjetur për herë të parë në Shqipëri. Kjo tregon se ka akoma nevojë për studime të zgjeruara për sistemin e plotë të biodiversitetit”, thotë Fritz Schiemer, Profesor në Universitetin e Vjenës

Hulumtuesit zbuluan në Luginën e Vjosës dy specie me të cilat shkenca nuk ishte njohur kurrë më parë, “Isoperia Vjosae”  dhe “Liocraneoca Vjosensis”, që janë emërtuar sipas lumit. Këto specie të rralla janë në rrezik. Nëse lumi ndërpritet nga një digë, ai vdes e bashkë me të edhe speciet që jetojnë aty. Diga, e shndërron në liqen!

Projektet për hidrocentralet e mëdhenj të Poçemit dhe Kalivaçit janë rreziku më i madh sot për Vjosën. Shkatërrimi i saj rrezikon 177 specie të rralla të listuara në Konventën e Bernës, mes tyre, peshq, amfibë, gjitarë, insekte, bimë dhe shpendë.  Një pasuri e jashtëzakonshme për të cilën në Shqipëri thuajse nuk flitet fare.

“5-40 % e gjithë butakëve Evropës jetojnë Ballkan, rajon shumë i pasur nga pikëpamja diversitetit. Katalizator në aktivizim në ndryshim në Shqipëri kanë qenë përherë nga jashtë, pavarësisht se Vjosa është këtu”, tregon Olsi Nika, Eco Albania

Top Story/ Mbi 177 specie të rralla pritet të zhduken nga ndërtimi i hidrocentraleve në Vjosë

Top Story/ Mbi 177 specie të rralla pritet të zhduken nga ndërtimi i hidrocentraleve në VjosëVjosa nuk është një lum i zakonshëm. Është “Zemra Blu e Evropës”! Kushedi edhe për sa kohë Vjosa do qëndrojë krenare për atë që e bën lumin më të veçantë në kontinent. Është i fundit lum i egër, që në 270 kilometrat të gjatësisë së tij, rrjedh natyrshëm i pandikuar dhe i paprekur nga dora e njeriut. Një pasuri e madhe kombëtare me kanione piktoreskë, rrjedha të rrëmbyeshme, ishuj e gjarpërime të mrekullueshme, sot është në rrezik. Të paktën 38 projekte për ndërtim digash për hidrocentrale rrezikojnë të vrasin atë që konsiderohet aset i paçmueshëm i Evropës.“Vjosa është, do thosha është nga gurët e themelit të gjithë trashëgimisë sonë natyrore. Është ajo që e kemi ne shqiptarët e nuk e ka askush në Evropë, lumin e fundit të egër në kontinent”, e cilëson Olsi Nika, Eco Albania“Rëndësia Europiane e një lumi, është fakti i dinamikës shumë të lartë të rrjedhave ujore, një shtrat lumi të paprekur, dhe një volum i madh të sendimenteve të transportuara në të gjithë gjatësinë e lumit gjë e cila nuk ekziston më në Europën Qëndrore dhe praktikisht në tërë Europën jashtë Rusisë. Fritz Schiemer, Profesor në Universitetin e VjenësKy është Fritz Schiemer, profesor në Universitetin Boku në Vjenë. Ai sapo ka përfunduar një studim të thelluar së bashku me kolegë të tjerë shqiptarë, austriakë dhe gjermanë. Ata, japin alarmin për rrezikun që i kanoset biodiversitetit në Luginën e lumit Vjosa nga digat.“Më shumë se 50 % e faunës së vogël, si insekte etj, janë gjetur për herë të parë në Shqipëri. Kjo tregon se ka akoma nevojë për studime të zgjeruara për sistemin e plotë të biodiversitetit”, Fritz Schiemer, Profesor në Universitetin e VjenësHulumtuesit zbuluan në Luginën e Vjosës dy specie me të cilat shkenca nuk ishte njohur kurrë më parë, “Isoperia Vjosae” dhe “Liocraneoca Vjosensis”, që janë emërtuar sipas lumit. Këto specie të rralla janë në rrezik. Nëse lumi ndërpritet nga një digë, ai vdes e bashkë me të edhe speciet që jetojnë aty. Diga, e shndërron në liqen! Projektet për hidrocentralet e mëdhenj të Poçemit dhe Kalivaçit janë rreziku më i madh sot për Vjosën. Shkatërrimi i saj rrezikon 177 specie të rralla të listuara në Konventën e Bernës, mes tyre, peshq, amfibë, gjitarë, insekte, bimë dhe shpendë. Një pasuri e jashtëzakonshme për të cilën në Shqipëri thuajse nuk flitet fare. “5-40 % e gjithë butakëve Evropës jetojnë Ballkan, rajon shumë i pasur nga pikëpamja diversitetit. Katalizator në aktivizim në ndryshim në Shqipëri kanë qenë përherë nga jashtë, pavarësisht se Vjosa është këtu”, tregon Olsi Nika, Eco Albania

Publiée par Top Story në Top Channel sur Mardi 23 juin 2020

 

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re